VIDEO/ Spektakël golash në Pukë, Tirana thyen Tërbunin 3-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2016 | 15:55

VIDEO/ Spektakël golash në Pukë, Tirana thyen Tërbunin 3-1

20160130-141108 from Panorama Sport on Vimeo.

UPDATE/ Ekipi i Tiranës fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Tërbunit në ndeshjen e vlefshme për Javën e 19 të Superligës. Fillimisht, bardheblutë gjetën golin e avantazhit me anë të Elis Bakajt në minutën e 10’ të pjesës së parë, ndërsa vendasit barazuan rezultatin në minutën e 59′ të pjesës së dytë, me anë të Erald Markut.

tirana - terbuniGoli që përmbysi shifrat për Tiranën u realizua nga Gjergji Muzaka në minutën e 75’ me anë të një gjuajtje nga krahu i djathtë.

Pesë minuta më pas, Gentian Muça thelloi rezultatin për miqtë në 3-1. Goli i tij mbylli edhe takimin në Pukë. Tirana e nisi me fitore ndeshjen e parë për këtë sezon, ndërsa një hap mbrapa shënuan vendasit e Tërbunit.

Në pjesën e parë, ekipi i Tiranës u duk më kërkues duke rrezikuar disa herë portën e vendasve kryesisht me kundërsulme. Nuk munguan edhe rastet para portës nga futbollistët e Tërbunit, por pa finalizuar golin e barazimit.

Me këtë fitore, Tirana kaloi Teutën duke u ngjitur në vendin e tretë me 31 pikë. Skuadra durrsake ka një ndeshje më pak. Teuta do të luajë të dielën në Vlorë ndaj Flamurtarit të vendit të tetë.

Tërbuni-Tirana 1 – 3

Minutat:

Pjesa e dytë

90′ Luhen tre minutat shtesë.

84′ Zëvendësim për Tiranën, largohet Elis Bakaj, në fushë futet Anxhelo Mumajezi.

83′ Gilman Lika nis një aksion personal për Tiranën në krahun e djathtë, godet, por ndalet nga shkodrani Beci.

82′ Goool! Smajli godet, largon Kuka dhe topi përfundon në traversë. Më pas Gentian Muça godet me kokë dhe realizon golin e tretë për Tiaranën.

Untitled-2

78′ Hoxhallari futet pranë zonës, por ndërhyen Beci, i cili ndëshkohet me karton të verdhë. Goditje dënimi për Tiranën pranë zonës së rreptësisë.

75′ Goool! Tirana kalon sërish në avantazh. Shënon Gjergji Muzaka nga një gjuajtje nga krahu i djathtë.

73′ Karton i verdhë për Tiranën, ndëshkohet Klaudio Çema për një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

68′ Goditje dënimi për Tiranën. hoxhallari kroson një top të ulët në zonë, por mbyll çema duke e dërguar topin në goditje nga këndi.

59′ Gooool! Erald Marku barazon rezultatin. Një pasim i dhënë nga martin dhe një vendosje jo e mirë për Tiranën, bën që vendasit të gjejnë golin e barazimit.

56′ Bakaj nis një top për Hugon, por braziliani kapet në pozicion jashtë lojë.

51′ Tirana fiton goditjen e pestë nga këndi. Muzaka merr mjaftët mirë topin në zonë, por gjuajtja e tij devijohet jashtë portës kundërshtare.

48′ Tërbuni e nis lojën në kundërsulm. Karapici në një aksion nga e djathta godet portën e Tiranës, por gjuajtja e tij pritet nga portieri i bardhebluve.

Pjesa e parë

45′ Kreshnik Cjapi mbyll pjesën e parë të takimit, Tërbuni-Tirana 0-1, Bakaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 10′.

39′ Bardheblutë ekzekutojnë goditje nga këndi, topi përfundon te Muazaka i cili godet drejt portës, por largon Beci.

36′ Elis Bakaj niset në kundërsulm, pason për Muçën, por ky i fundit godet jashtë kuadratit të portës.

33′ Faul ndaj vendasve, vjen kartoni i parë i verdhë për Tiranën. Slimaj kroson në zonë, por largojnë bardheblutë të cilët nisen në kundërsulm.

24′ Bakaj gjuan në zonë, por topi devijohet në goditje këndi nga portieri i Tërbunit.

17′ Tërbuni fiton goditjen e parë nga këndi. Martin provon në zonë pas një skeme pranë portës kundërshtare, por topi përfundon në goditje anësore.

14′ Abaz Karakaçi nuk arrin të shënojë për Tërbunin pranë portës së bardhebluve, topi devijohet në goditje anësore.

10′ Goool! Elis Bakaj shbllokon rezultatin. 05′ Muzaka del në krah, por Hugo nuk arrin të shënojë para portës.

05′ Muzaka del në krah, por Hugo nuk arrin të shënojë para portës.

Goli i barazimit per Terbunin, realizon Marku from Panorama Sport on Vimeo.

Terbuni-Tirana 1-3 Goli i Gentian Muces from Panorama Sport on Vimeo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"