VIDEO/ Spektakël dhe gola, Dortmundi “zhyt” Bajernin. Verdhezinjtë fillojnë shkëputjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 20:34

VIDEO/ Spektakël dhe gola, Dortmundi “zhyt” Bajernin. Verdhezinjtë fillojnë shkëputjen

Ka përfunduar super ndeshja e javës së 11-të të kampionatit gjerman midis Dortmundid dhe Bajernit të Mynihut. Një ndeshje që filloi me shumë ritëm nga ana e bavarezëve të cilët kalojnë të parët në avantazh me Robert Levandovskin në minutën e 26.

borusia dortmund

Pjesa e parë përfundon me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë është një histori tjetër. Marko Rojs barazon shifrat për verdhezinjtë me anë të penalltie të fituar nga vetë ai. Por vetëm 3 minuta zgjat barazimi pasi Levandovski rikthen përsëri në avantazh skuadrën e Bajernit të Mynihut.

jsgdgdf

Ndërsa verdhezinjtë të cilët nuk u dorëzuan për asnjë moment arritën që të barazonin sërish me Marko Rojs, ndërsa në minutën e 74-t Pako Alkaser shënon dhe golin e tretë që vendos rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Më këtë fitore Dortmundi vazhdon marshimin në vendin e parë duke shkuar +7 nga Bajerni i vendit të tretë dhe +4 nga Mynshengladbah i vendit të dytë.

 

 Borusia Dortmund – Bajerni i Mynihut 3-2

 Levandovski

Rojs

Levandovski

Rojs

Pako Alkaser

Formacionet zyrtare: 

Dortmundi: Hitz, Pizçek, Akanji, Zagadu, Hakimi, Vaigëll, Vitsel, Sanço, rojs, Larsen, Gëtze.

Bajerni i Mynihut: Nojer, Kimish, Humels, Boateng, Alaba, Martinez, Gorecka, Myler, Gnabri, Levandovski, Riberi.

1072185_imgw968 jdghfgf

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"