VIDEO / Specialistët italianë: Edhe me VAR gabohet, e pësoi Hysaj!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 10:47

VIDEO / Specialistët italianë: Edhe me VAR gabohet, e pësoi Hysaj!

Mendohej se përdorimi i teknologjisë së VAR do t’i jepte fund shumë polemikave në kampionatin italian që njihet për debate të pafundme rreth episodeve të ndeshjeve.

VAR Seria A

Por specialistët e futbollit italian insistojnë se edhe VAR gjithsesi mbetet çështje interpretimit dhe gabon. Shembulli më i qartë ishte penalltia që u dha dje kundër Napolit, pas faullit të Hysajt ndaj Besa, për të cilin mbrojtësi shqiptar i ndëshkua edhe me karton të kuq.

hysaj

Ish-gjyqtari italian, Graciano Çezari, ka deklaruar për “Mediaset Premium” menjëherë pas ndeshjes se gjyqtari kishte gabuar. “Edhe pse VAR ia konfirmoi, shihet qartë që Besa kapet te fanella e Hysajt, është ai që nis faullin. Ndaj Hysaj në këtë rast është ndëshkuar pa të drejtë. Specialistët e VAR, kur i konfirmuan gjyqtarit penalltinë, kanë gabuar”, tha ai.

hysaj

I njëjti qëndrim edhe nga specialistët e “Sky Sport” në analizën pas ndeshjes. Mauricio Kompanjoni dhe Luka Markexhani, kanë analizuar pamjet duke treguar se në fillim të aksionit, futbollisti i Veronës tërhiqte lojtarin shqiptar para se ky të bënte faullin që u gjykua si penallti. Me pak fjalë, Elseid Hysaj shkruan emrin e tij në historinë e Serisë A, pasi regjistroi gabimin e parë në aplikimin e VAR.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"