VIDEO/ Specia e pafuqishme pa Manajn, humbasin në transfertë kundër Sampdorias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 23:22

VIDEO/ Specia e pafuqishme pa Manajn, humbasin në transfertë kundër Sampdorias

Skuadra e Specias ka humbur në transfertën e Xhenoas ndaj Sampdorias me rezultatin 2-1, të vlefshme për javën e 9 të Serisë A italiane.

SAMPDORIA

Skuadra e Specias ishte e pafuqishme ndaj Sampdorias ku u dorëzuan për golin e parë në minutën e 15′ pas një autogoli të sulmuesit Giazi.

Goli i dytë erdhi nga një ish-interist, Antonio Kandreva i cili realizoi në minutën e 36′ të takimit. Goli i Verdes në minutën e 90+5′ ishte thjeshtë sa për statistikë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj nuk ishte fare i grumbulluar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"