VIDEO/ Spartaku mund Napolin, Spaleti me sytë nga kundërshtarët për kualifikim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 18:32

VIDEO/ Spartaku mund Napolin, Spaleti me sytë nga kundërshtarët për kualifikim

Napoli ka humbur në transfertë ndaj Spartak Moskës me rezultatin 2-1. Skuadra e Spaletit komplikon kualifikimin për raundin tjetër në Europa Ligë sepse diferenca me ndjekësit është shumë e pakët.

spartaku

Ndeshja filloi me malore që në fillim për skuadrën e Spaletit, sepse Spartaku shënoi gol që në minutën e 2 me Sobolev me penallti. Ishte përsëri sulmuesi që dyfishoi shifrat në minutën e 28. Napoli u hodh me forca të shumta, por nuk arriti të shënonte.

Në pjesën e dytë miqtë rihapën sfidën me Elif Elmas që shënoi në minutën e 64. Në minutat e mbetura italianët u përpoqën të barazonin rezultatin por pa sukses.

Me këtë fitore Spartak Moska u ngjit ne vendin e parë me 7 pikë,po aq sa Napoli i vendit të dytë, por me golavarazh më të mirë. Gjithsesi ky nuk është një pozicion komod për ta sepse Legia dhe Leiçester janë pranë, përkatësisht me 6 dhe 5 pikë secila.

 

RENDITJA NË GRUPIN C

grupi c

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"