VIDEO/ Spanja siguron biletën për në Rusi, por Pike përçan tifozët iberikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 17:28

VIDEO/ Spanja siguron biletën për në Rusi, por Pike përçan tifozët iberikë

Spanja arriti të sigurojë biletën për në Botërorin e Rusisë, pas fitores 3-0 me Shqipërinë, por ambienti rreth ekipit nuk duket aspak i qetë.

pike

Teksa kombi është përçarë pas referendumit në Katalunjë, edhe tifozët në stadium janë ndikuar nga ky fakt. Mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, është vërshëllyer dje gjatë ndeshjes, sa herë prekte topin. Edhe pse 30 vjeçari nuk pati shumë punë, ato pak herë që topi kalonte prej këmbëve të tij, tifozët spanjoll nga stadiumi i kishin gati vërshëllimat e tyre.

Gjithsesi, kishte edhe nga ata që e duartrokitën apo e përkrahën. Mes tyre vërehej edhe një pankartë për mbrojtësin shtatlartë. “PIKE – JE MË I MIRI – DUA FANELLËN TËNDE”.

Ndërkohë, video e largimit nga fusha të Pikesë pas zëvendësimit, tregon qartë se tifozët nga gadishulli iberik janë të ndarë në dysh për këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"