VIDEO/ Spanja e bën “7 ballë”, Italia perfekte. Suedia mposht Rumaninë, “lumë” golash në kualifikuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 22:37

VIDEO/ Spanja e bën “7 ballë”, Italia perfekte. Suedia mposht Rumaninë, “lumë” golash në kualifikuese

U luajtën mbrëmjen e sotme, pesë takime të tjera nga fushata eliminatore të vlefshme për EURO 2020.

uefa euro 2020

Italia, edhe pse e kualifikuar, mori fitoren e 9-të në nëntë takime, duke mposhtur 0-3 Bosnjën. Golat për ekipin e Mançinit u shënuan nga Açerbi, Insinje dhe Beloti, një goditje fantastike nga jashtë zone.

Spanja e bëri “7 ballë” ndaj Maltës, ku fitoi pastër me shifrat 7-0.  Golat e Moratës, Kacorlës, Torres, Sarabias, Olmos, Morenos dhe Navas, e çuan Spanjën në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë në grupin F.

Përballje vendimtare ishte ajo mes Rumanisë dhe Suedisë, po në këtë grup. Suedezët mposhtën Rumaninë me shifrat 0-2, me gola të Berg dhe Kuaison, duke shkuar në vendin e dytë me 18 pikë, plot 4 më shumë se Rumania një vend më poshtë.

Zviçra iu fal golit të vetëm në sfidën me Gjeorgjinë, të shënuar nga Iten në minutën e 77-të, duke shkuar me 14 pikë në vendin e parë të grupit D. Takimi tjetër i mbrëmjes u fitua nga Danimarka me shifrat 6-0.

 

REZULTATET

FT | Bosnje-Hercegovina – Itali 0-3

GOL:  / Açerbi 21′, Insinje 37′, Beloti 53′

 

FT | Danimarkë-Gjibraltar 6-0

GOL: Skov 12′, 64′, Gitkjaer 47′, Breithueit 51′, Eriksen 85′, 94′ / 

FT | Rumani-Suedi 0-2

GOL:  / Berg 18′, Kuaison 34′

 

 

FT | Spanjë-Maltë 7-0

GOL: Morata 23′, Kacorla 41′, Torres 62′, Sarabia 63′, Olmo 69′, Moreno 71′, Navas 85′ / 

FT | Zvicër-Gjeorgji 1-0

GOL: Iten 77′ / 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"