VIDEO/ SPAL-i i Berishës turpëron Atalantën e Gjimshitit, Gasperini merr karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 22:45

VIDEO/ SPAL-i i Berishës turpëron Atalantën e Gjimshitit, Gasperini merr karton të kuq

SPAL-i i Ertrit Berishës turpëroi në Bergamo Atalantën e Berat Gjimshitit duke e kthyer rezultatin e takimit nga 1-0 në  1-2 për miqtë.

fitore
Skuadra e Xhan Piero Gasperinit e administroi në mënyrën e duhur pjesën e parë duke shënuar saktë me Josip Ilicic në minutën e 16-ë.

Por, pjesa e dytë ishte një pamje krejtësisht tjetër e pjesës së parë. SPAL-i realizoi me kundërsulm në minutë e 54-rt me Petanjan, i cili shtyu pa vështirësi topin brenda portës së Atalantës. Miqtë nuk e ulën ritmin e lojës duke arritur ta përmbysnin takimin pas 1 ore lojë kur Valoti shënoi saktë nga jashtë zone.

Atalanta bëri të gjitha përpjekjet për të mos dalë pa pikë nga shtëpia e tyre, por SPAL-i rezistoi me vendosmëri gjatë 7 minutave të shtesës. Tekniku i Atalantës Gasperini nuk i përmbajti dot nervat dhe u detyrua të linte ndeshjen me kartonin e kuq.

Humbja e sotme prish humorin e tifozëve bergameskë dhe Gasperinit, i cili ndeshjen e ardhshme duhet ta ndjekë jashtë stadiumit ekipin. SPAL-i me fitoren e sotme ndez shpresat për të mbijetuar në kampionatin italian.

Atalanta-SPAL 1-2

Golashënues: Iliçiç 16’/ Petanja 54′, Valoti 60′

Formacionet zyrtare:

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"