VIDEO / Sonte nuk ka gjumë! Shihni rrengun e tifozëve të Gallatasarajit për të mbajtur zgjuar lojtarët e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2022 | 13:30

VIDEO / Sonte nuk ka gjumë! Shihni rrengun e tifozëve të Gallatasarajit për të mbajtur zgjuar lojtarët e Barcelonës

Gallatasaraj luan sot në Stamboll një ndeshje historike ndaj Barcelonës në Ligën e Europës. Pas barazimit 0-0 në Spanjë, turqit duan të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet për të eliminuar skuadrën e Çavit dhe një dorë ua kanë dhënë edhe tifozët e tyre.

gallatasaraj

Ata janë munduar që gjatë natës, të mos lejojnë futbollistët e Barcelonës që të flenë të qetë. Pas mesnate, një grup tifozësh janë afruar pranë hotelit ku po qëndronte Barcelona dhe kanë nisur të këndojnë.

Por jo vetëm kaq, ata kanë ndezur vazhdimisht fishekzjarrë, për të zgjuar nga gjumi lojtarët katalanas dhe për të mos i lënë të pushonin të qetë para kësaj ndeshje vendimtare me skuadrën e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"