VIDEO/ Solidarizohen Bylisi dhe familja Kapllanaj, ndihma e donacione për te prekurit nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 17:09

VIDEO/ Solidarizohen Bylisi dhe familja Kapllanaj, ndihma e donacione për te prekurit nga tërmeti

Klubi i Bylisit dhe firma private e ndërtimit në pronësi të familjes Kapllanaj, sot kanë nisur në drejtim të familjeve të prekura nga tërmeti, pako me ushqime dhe jo vetëm.

1

Kanë qenë lojtarët e skuadrës dhe trajneri Dovedan që ditën e sotme, ua kanë kushtuar familjeve të prekura duke bërë bamirësi.

Familja Kapllanaj si dhe kompania e ndërtimit, e cila është në pronësi të familjes pronare e Bylisit krahas pakove kanë dhënë edhe një shumë të konsiderueshme financiare duke u sensibilizuar me familjet e prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë.

3

Nuk është hera e parë që klubi i Bylisit merr nisma të tilla. Disa muaj më parë skuadra ballshiote mori një nismë në luftën kunder racizimit.


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"