VIDEO/ Skuka i shënon dopietë Korabit në Kupë, Partizani hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 22:46

VIDEO/ Skuka i shënon dopietë Korabit në Kupë, Partizani hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit

Partizani ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-1 Korabin në Kupën e Shqipërisë.

Korabi - Partizani

Sfida u zhbllokua pak para fundit të pjesës të parë, me Skukën i cili shkundi rrjetën e Qyranit. Pjesa e parë u mbyll në avantazh. Në pjesën e dytë, përkastësisht në minutën e 53’ Skuka shënoi edhe të dytin.

Më pas në të 60’ Beshiraj ktheu në lojë Korabin, por ëndrra e tyre u shua në minutën e 80’. Murataj shënoi edhe golin e tretë duke vulosur fitoren e ekipit. Me këtë triumf Partizani hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit.

KORABI 1-3 PARTIZANI

60′ Beshiraj/  38′, 53′ Skuka, 80′ Murataj

NGJARJET KRYESORE

92′ Mbyllet sfida, Partizani fiton me rezultatin 3-1.

90′ Jepen 2 minuta shtesë.

80′ GOOOL PARTIZANI 1-3/ Pas një goditje dënimi, topi shkon drejt Muratajt i cili është i vendosur mjaft mirë në zonë dhe arrin të shënojë. Shkundet sërish rrjeta e Qyranit.

67′ Ka dy zëvendësime nga radhët e Partizanit. Largohet nga fusha Telushi, në lojë futet Matondo. Gjithashtu largohet Andi Hadroj dhe futet Zuna.

 65’ Hoti ndodhet mes dy lojtarëve të Korabit dhe rrëzohet në fushë. Nxehen gjakrat mes Hotit dhe Lilaj. Arbitri tenton të qetësojë situatën.

60′ GOOOL KORABI 1-2/ Beshiraj shkurton diferencën shënon golin e parë për dibranët.

59’ Telushi provon të godasë topin, por pengohet në sekondat e fundit nga Marku.

 56’ Ka zëvendësim nga radhët e Partizanit. Largohet nga fusha Xhuljano Skuka, në lojë futet Tedi Cara

53′ GOOOL PARTIZANI 0-2/ Xhuljano Skuka “vrastar” para portës. Sulmuesi realizon dopietë personale, teksa në afërsi të pikës së penalltië, ka goditur saktë me të majtën, duke mposhtur sërish portierin Qyrani. Ashtu si në golin e parë, edhe kësaj here, futbollisti dibran ka zgjedhur të mos festojë!

50’ Skuka lëviz me shpejtësi, arrin të driblojë mjaft bukur dhe godet, por topi përfundon jashtë.

49’ Hoti provon të godasë, por Qyrani lexon lëvizjen e tij dhe arrin ta ndalojë.

46′ Starton pjesa e dytë. Largohen nga fusha Lala dhe Demaj, futen Beshiraj dhe Paplekaj.

45′ Nuk ka minuta shtesë, mbyllet pjesa e parë e sfidës.

43’ Skuka con topin në zonë, por devijohet nga Dragoj. Ka një goditje këndi për Partizanin.

38′ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Xhuljano Skuka përfiton nga rrëmuja në zonë dhe shkund rrjetën e Qyranit. 

34’ Një tjetër rast i artë. Xhuljano Skuka kërkoi të shënojë dhe gjuajti topin në mënyrë perfekte, por topi përfundon jashtë.

32’ Çfarë mundësie për Partizanin! Provon me një goditje të bukur, por traversa i mohon golin Ëngjëll Hotit.

28’ Hoti nis topin për Skukën, por ky i fundit avancon shumë dhe arbitri ndalon lojën për shkak të pozicionit të parregullt.

26’ Telushi shkakton faull, shmang avancimin e kundërshtarëve drejt zonës.

25’ Kasalla avancon mirë dhe pason topin, por Keko nuk arrin ta kapë.

23’ Telushi kërkon një top të gjatë në afërsi të zonës, por Lala largon rrezikun.

21’ Zekolli shkakton një faull, topi i takon futbollistëve të Korabit.

21’ Joti nxjerr mirë topin për Dragoj, por nuk arrijnë të finalizojnë.

15′ Një tjetër rast për “demat”, Skuka provon sërish të godasë por ndalet nga Qyrani.

13′ Telushi provon goditjen e tij, por topi shkon jashtë kuadratit.

11′ Skuka kërkon të befasojë porterin e dibranëve, por nuk arrin tja dalë.

7′ Futbollisti i Partizanit nis të sulmojë, por Lala e bllokon mjaft mirë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

KORABI: Qyrani, Lilaj, Lala, Lila, Kasalla, Marku, Demaj, Joti, Tabaku, Dragoj, Keko. Trajner: F.Kumbarçe.

PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Zekolli, Hadroj, Menish, Sembene, Telushi, Maguet, Murataj, Hoti, Skuka. Trajner: Xh.Kolela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"