VIDEO/ Skuka dhe Asllani shënojnë golat e parë për Kombëtaren, Shqipëria mbyll vitin e “errët” me fitoren ndaj Armenisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2022 | 0:23

VIDEO/ Skuka dhe Asllani shënojnë golat e parë për Kombëtaren, Shqipëria mbyll vitin e “errët” me fitoren ndaj Armenisë

Shqipëria mbylli një vit të “errët” me një fitore përballë Armenisë, në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”.

skuka hadroj

Xhuliano Skuka ishte ai që kaloi i pari kuqezinjtë në avantazh, pasi finalizoi një aksion perfekt, duke shënuar kështu golin e parë për Kombëtaren.

Në pjesën e dytë, ishte Kristjan Asllani ai që nuk gaboi nga një penallti të fituar nga Cara, me mesfushorin e Interit që gjithashtu gjeti golin e parë për ngjyrat e Kombëtares.

Kjo ishte fitorja e parë e këtij viti për Shqipërinë dhe gjithashtu edhe e fundit, pasi sfidat e ardhshme do të luhen në 2023 për kualifikueset e Europianit.

FT SHQIPËRI-ARMENI 1-0
28′ Skuka, 63′ (P) Asllani

KOMENTI LIVE:

90′ Mbyllet sfida!

88′ Asllani jep një top fantastik për Carën, i cili nuk gabon i vetëm me portierin. Por anësori dhe VAR-i ja anulojnë për pozicion të perrgullt.

86′ Cara provon me një gjuajtje brenda zone, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit. gjithsesi vertikalizimi i tij ishte i parregullt.

73′ Keidi Bare provon me një skemë nga goditja e dënimit, por mbrojtësit kundërshtarë e kuptojnë.

72′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Skuka i dëmtuar dhe futet Muçolli.

67′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Kumbulla dhe futet Bitri.

65′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Hadroj dhe futet Hysaj.

63′  GOOOL SHQIPËRIA! Asllani godet nga pika e bardhë dhe shënon duke dyshifruar shifrat.

62′ Cara futet bukur në zonë dhe pengohet, me gjyqtarin që akorodn penallti.

55′ Një krosim në zonë dhe një gjuajtje me kokë i shkojnë pranë golit të barazimit nga armenët.

51’ Rast u pabesueshëm i Skukës! Ai përfiton nga një pasiguri e mbrojtjes dhe del para portierit, por pastaj gjuan në mënyrë krejtësisht të gabuar jashtë.

48’ Armenët tentojnë me disa aksione radhazi nga e majta, por pa rrezikuar portën e Berishës.

46’ Hyn në fushën e lojës Ramadani, Cara dhe Bare. Atyre u lënë vendin Çokaj, Laçi dhe Muçi.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-0 për Shqipërinë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Aksion i shpejtë i përfaqësueses shqiptare në krahun e djathtë me Laçin, harkimi i tij për Muçin është perfekt, por gjuajtja e këtij të fundit nuk është me forcën e duhur.

40’ Armenët rrezikojnë me anë të Shagojan nga e majta, mbyllja e A. Bajramit shmang rrezikun para portës së kuqezinjve.

38’ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Muçin dhe Asllanin i cili gjuan nga e majta por gjen përgjigjen e portierit armen në pozicion.

37’ Përsëri është i njëjti, Biçakçian, ai i cili tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës të shënojë por sfera devijohet jashtë nga Kumbulla.

31’ BIçakçian provon nga e djathta me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, Berisha është i vëmendshëm dhe kontrollon.

28’ GOOOL SHQIPËRIA! Asllani jep një pasim perfekt për Çokajn i cili ul topin për Skukën. Ky i fundit nuk gabon me gjuajtjen e tij dhe kalon në avantazh kuqezinjtë.

24’ Harutjunjan provon të gjejë në befasi Berishën me një gjuajtje nga mesfusha, për fat topi përfundon jashtë katërkëndorit të portierit i cili kishte dalë nga zona.

19’ Aksion i shpejtë i kuqezinjve në krahun e djathtë. Asllani pason për Laçin i cili gjuan por sheh mbrojtjen armene që ndalon topin. Më pas është Skuka i cili tenton menjëherë portën por nuk gjen katërkëndorin.

17’ Biçakçian merr topin në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, e cila për fat përfundon jashtë katërkëndorit të Berishës, jo larg shtyllës në të djathtë të Berishës.

13’ Miqtë marrin iniciativën në këto minuta me aksione nga krahët duke kërkuar të gjejnë të çara në mbrojtje.

9’ Pas një harkimi nga e djathta, Laçi gjuan me kokë por portieri i armenëve devijon topin i cili më pas ndalet nga shtylla.

4’-7’ Skuka shpërthen në zonë pas një asisti perfekt të Asllanit, ndërhyrja e një prej mbroktësve bën që ai të rrëzohet në tokë. Gjyqtari bën shenjë që ndeshja të vazhdojë rregullisht. Por pastaj sinjalizohet në mënyrë të papritur se mund të shohë pamjet me VAR dhe pas vëzhgimit në fund bën të qartë se i qëndron vendimit të parë dhe nuk ka penallti.

1’ Fillon dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE:

132132132

SHQIPËRIA: Berisha, Mihaj, Kumbulla, Bajrami, Hadroj, Laçi, Asllani, Çokaj, Lenjani, Skuka, Muçi.

Trajner: Edi Reja

ARMENIA: Buçnev, Voskanianian, Harojan, Mkritçjan, Grigorjan, Hartjunjan, Dashjan, Hovhanisjan, Bçakhçjan, Babajan, Shaghojan.

Trajner: Roman Berezovski

Gjyqtar: Aleksandër Starev (Maqedoni e Veriut)

Asistentë: Goce Petrevski, Kushtrim Lika

Gjyqtar i katërt: Eldorjan Hamiti

VAR: Kreshnik Bajramaj, Florian Lata

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"