VIDEO/ Skuadra shqiptare kualifikohet në finalen e Kupës së Malit të Zi, shikoni festën elektrizuese me tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2021 | 23:12

VIDEO/ Skuadra shqiptare kualifikohet në finalen e Kupës së Malit të Zi, shikoni festën elektrizuese me tifozët

Skuadra shqiptare e Deçiçit ka shkruar historinë në kampionatin e Malit të Zi, duke siguruar kualifikimin për në finalen e Kupës ku do të përballet me Buduçnostin.

pjimage (15)

Shqiptarët e Tuzit, arritën të triumfonin ditën e sotme, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Iskras me rezultatin 1-0, teksa sfida e parë përfundoi me rezultatin 0-0.

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Danilo Pesukiç në minutën e 51-të. Pas këtij kualifikimi historik, një festë e jashtëzakonshme ka shpërthyer ne stadiumin e qytetit të Tuzit, ku tifozët shqiptarë krijuan një atmosferë elektrizuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"