VIDEO/ Skuadra finaliste do të përcaktohet në “Niko Dovana”, Kukësi dhe Teuta e mbyllin në “paqe” aktin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 22:37

VIDEO/ Skuadra finaliste do të përcaktohet në “Niko Dovana”, Kukësi dhe Teuta e mbyllin në “paqe” aktin e parë

Është mbyllur në barazim pagola akti i parë gjysmëfinal mes Kukësit dhe Teutës së zhvilluar në “Elbasan Arena”. Pavarësisht tentativave të shumta, të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

 
bandicam 2020-07-02 20-45-47-105

Një lojë e luftuar më së shumti në mesin e fushës.  Nuk munguan as pretendimet për 11-metërsh, ndërkohë që finalisti do të përcaktohet në sfidën e kthimit që do të luhet në “Niko Dovana”. Vlen të theksohet se durrsakët 3 minutat e fundit i luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Kuro.

FT: KUKËSI – TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë. 

90+1′ Kuro ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

85’ Skuadrat e ulin nivelin e lojës, lodhja jep efektet e saj.

80′ Kuro nuk arrin të shënojë brenda zonës, duke shpërdoruar një rast mjaft të mirë pranë portës. Futbollisti i Teutës e preku topin, por as e goditi as e ndali.

72′ Futbollistë e Teutës pretendojnë për 11-metërsh për prekje me topit me dorë brenda zonës, por nuk është i këtij mendimit gjyqtari Hamiti që vazhdon lojën. Pretendojnë durrsakët.

71′ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet Avdyli, vendin e tij e merr Çyrbja.

68′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ethemi, pas goditjes së topit, pasi nuk ishte dakord me vendimin e gjyqtarit.

64′ Abazaj provon me një goditje, topi ndalet nga Frashëri.

60′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Kuro, për ndërhyrje të gabuar ndaj Abazajt.

60′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Gavazaj, vendin e tij e zë Abazaj.

58′ Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

55′ E pabesueshme çfarë humbet Lorenco Vila, i vetëm brenda zonës, topi është ndalur nga portieri Xhika. Më pas ka provuar edhe Hebaj, por shumë keq.

48′ Todorovski këkon të surprizojë Xhikën me një gjuajtje të befasishme nga distanca, por ndal gjithçka portieri Xhika.

47′ Verilindorët e nisin në sulm dhe kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

46′ Starton pjesa e dytë.

PRONONCIMET NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

EMILJANO VILA: “Kemi zhvilluar një pjesë të parë të mirë. Duhet korrigjuar finalizimi. Besoj pjesën e dytë ta rregullojmë.”

BESART MUSOLLI: “Ishte i papritur largimi i Shkurtaj. Kuper është duke e zëvendësuar jashtë mirë. Duhet të ishim konkretë para portës.”

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Maliqi rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por gjyqtari Hamiti vazhdon lojën.

39′ Rustem Hoxha është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

35′ Shans i artë i Kukësi me Rrocën i cili provoi me një gjuajtje të prirët, por u ndal nga portieri Frashëri.

25′ Një sfidë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit.

21’ Kuper rrëzohet në limitet e zonës, Hamiti lejon vazhdimin e lojës. Verilindorët kërkojnë penallti.

20’ Qetësohet disi loja e dy ekipeve, Teuta mundohet të “çajë” vendosjen e Kukësit, që shpeherë provon me kundërsulm.

15′ Valon Ethemi bën një marrje perfekte dhe hedh një top të rrezikshëm drejt zonës, por nuk është askush aty për ta devijuar.

14′ Vendimtare ndërhyrja e Renato Arapit, i cili largon një top që po shkonte drejt Kuper, i cili ishte i vetëm brenda zonës.

13′ Reagon edhe Kukësi me Vesel Limajn, që shkarkon të djathtën, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Frashëri.

12′ Rrezikshëm Teuta në këto minuta, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Kukësit. Mbrohen verilindorët e Shehit.

10′ Provon Aleksi me një goditje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

6′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shkurtaj i dëmtuar, vendin e tij e zë sulmuesi Kuper.

bandicam 2020-07-02 20-52-26-653

2′ Vasil Shkurtaj i pafat, sulmuesi vlonajt dëmtohet në fillimin e ndeshjes, duke i prishur planet trajnerit Shehi.

1′ Ka nisur sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Musta, Lulaj, Krasniqi, Musolli, Maliqi, Limaj, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi.

TEUTA: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E.Vila, L.Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini.

106444769_971012253322967_363436642462926906_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"