VIDEO/ Skuadra e zemrës falimentoi pas 99 vitesh histori, tifozi i moshuar shpërthen në lot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 23:47

VIDEO/ Skuadra e zemrës falimentoi pas 99 vitesh histori, tifozi i moshuar shpërthen në lot

Periudhë e vështirë ekonomike për klubet në futbollin italian. Pas Çezenës dhe Barit, një skuadër me 99 vite histori do ta nis nga Seria D. Bëhet fjalë për Rexhianën e cila ditën e sotme komunikoi se nuk do të marrë pjesë në Serinë C sezonin e ardhshëm.

fq1

Ky lajm për tifozët e Rexhianës ka rënë si një bombë. Një video e një tifozi të moshuar po bën xhiron e internetit. Ai shihet duke prekur flamurin e klubit me lotë në sy. “Nuk bëhet kështu”, ishin fjalët e tij mes lotësh.  Një video me të vërtetë emocionuese.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"