VIDEO/ Skocia e zgjidh në pjesën e dytë, mund Ukrainën dhe i merr kreun e grupit në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 22:45

VIDEO/ Skocia e zgjidh në pjesën e dytë, mund Ukrainën dhe i merr kreun e grupit në Ligën e Kombeve

Skocia ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme për rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, duke hedhur një hap të sigurt drejt Ligës A pas fitores ndaj Ukrainës.

skoci ukraine

 

Në duelin e luajtur në “Hampden Park”, ishte përfaqësuesja skoceze ajo që kërkoi me çdo kusht të gjente golin që në fillim, duke iu afruar disa herë me Adams. Por golat do të vinin vetëm në pjesën e dytë, me kapitenin MekGin i cili theu heshtjen kur regjistrohej minuta e 70 e sfidës.

Më pas ishte zëvendësuesi Dajks ai cili vulosi suksesin me dy golat e tij në minutat 80 dhe 87, për të siguruar tre pikët për ekipin skocez që tashmë ngjitet në vendin e parë në grup me 9 pikë pas 4 ndeshjesh. Ndërsa Ukraina tashmë do të duhet që të fitojë dy ndeshjet e mbetura, ku të fundit e ka po ndaj Skocisë, që të ketë të sigurt vendin e parë në grup që garanton play-off të Euro 2024, por edhe ngjitjen në Ligën A.

Skoci 3-0 Ukrainë
71′ MekGin, 80′, 87′ Dajks

dfffffff

FORMACIONET ZYRTARE:

fqrqr

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"