VIDEO/ Skocia bie në Gllasgou, Ukraina triumfon dhe avancon për në finalen e “playoff”-it të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2022 | 23:45

VIDEO/ Skocia bie në Gllasgou, Ukraina triumfon dhe avancon për në finalen e “playoff”-it të Botërorit

Ukraina mori një fitore të rëndësishme përballë Skocisë në Glasgou, në sfidën gjysmëfinale të “playoff”-it të Botërorit “Katar 2022”.

ukraina

Sfida u mbyll me shifrat 1-3, me skocezët që u zgjuan vetëm pas golit të dytë, por që nuk arritën dot të barazonin.

Me këtë fitore Ukraina kalon në fazën finale të “playoff”-it të Botërorit, ku do të ketë përballë Uellsin.

REZULTATI LIVE:

SKOCI 1-3 UKRAINË

79′ MekGregor / 33′ Jarmolenko, 49′ Jaremçuk, 90+5′ Dovbik

NGJARJET E RËNDËSISHME:

90+6′ Mbyllet sfida!

90+5′ GOOOL UKRAINA 1-3/ Dovbik me anë të një kundërsulmi gjen rrjetën për t’i dhënë fund sfidës.

79’ GOOOL SKOCIA 1-2/ MekGregor lëshon një gjuajtje nga distanca, me topin që i shpëton nga duart Bushkan dhe kalon vijën fatale.

76’ Adams lëviz bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por që ndalet nga Bushkan.

67’ Xhon MekGin humbet një rast të artë përpara portës. Tentativa e skocezit me kokë shkon jashtë vijave kufizuese.

57’ Bushkan bën një gabim që mund të rezultonte fatal duke mbajtur topin në këmbë më shumë seç duhet, por MekGregor ishte i pafat duke mos gjetur rrjetën me ndërhyrjen e tij.

49 GOOOL UKRAINA 0-2/ Jaremçuk merr një krosim në zonë dhe me një gjuajtje me kokë gjen rrjetën.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

33’ GOOOL UKRAINA 0-1/ Jarmolenko merr një top të bukur në zonë dhe me një lëvizje të zgjuar ngrenë topin sipër portierit dhe gjen rrugën e rrjetës.

17’ Jarmolenko hyn bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje e cila ndalet në dy kohë nga portieri skocez, Kreig Gordon.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

 formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"