VIDEO/ Skënderbeu trondit Partizanin në limit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2016 | 22:17

VIDEO/ Skënderbeu trondit Partizanin në limit

UPDATE/ Ka përfunduar dhe takimi i fundit për javën e 26-të të Superiores mes Partizanit dhe Skënderbeut. Nuk ka fitues në “Qemal Stafa”, supersfida për titullin është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.

90 minuta të luftuara nga të dy skuadrat që dhuruan emocione dhe tension brenda dhe jashtë fushës së lojës. Një ndeshje me ritëm, e luftuar, ku nuk munguan kartonët si të kuq dhe të verdhë, ashtu siç dhe 11-metërshat.

Partizani e nis takimin me shumë grinte ku arrin të marrë epërsinë shumë shpejt, ndryshe nga Skënderbeu i cili dukej më i vakët në fushë.

Skënderbeu vazhdon kryesimin me 4 pikë diferencë nga Partizani që e ndjek pas.partizani skenderbeu

Pjesa e dytë-  Një fraksion i dytë me tension, përplasje mes lojtarëve, faulle dhe kartonë. Skënderbeu shfaqet më i organizuar, lufton për topin, ndërton aksione dhe arrin të barazojë në minutën e fundit të takimit me anë të mbrojtësi Kristi Vangjeli.

Ndërkohë që Partizani kishte shansin e artë të dyfishonte rezultatin që në minutën e 77’ të takimit nga pika e bardhë me anë të Raçiç.Por sulmuesi serb nuk arrin ta konvertojë në gol duke dalë i humbur përballë portierit Shehi.

Pjesa e parë- 45 minuta të luftuara nga të dy ekipet, ndalesa dhe dëmtime dhe një gol i shënuar. Vendasit e nisin mjaft mirë takimin, duke fituar disa goditje të lira ndërsa vendosin në rrezik dy herë portën e Shehit me anë të serbit Raçiç, i cili të dytën herë finalizon me sukses.

Të kuqtë zhvillojnë një pjesë të parë pothuajse përfekte ku arrijnë dhe të marrin avantazhin në minutën e 20′ . Është Torasa që kroson për sulmuesin shtatlartë të vendasve që ndodhet në zonë ku përballë Shehit gjuan fuqishëm realizon.

Gardianit të korçarëve i shpëton topi nga dora dhe përfundon në rrjetë, duke dalë i humbur në përballjen me sulmuesin e “demave të kuq”. Në minutat në vazhdim skuadra e Josës përpiqet të marrë kontrollin e topit dhe të gjejë hapësira në gjysmëfushën e Partizanit, por nuk ja del, duke e mbyllur fraksionin e parë në disavantazh 1-0.

PARTIZANI- SKENDERBEU 1-1
Golat: Raçiç 20’/ Vangjeli 89′

Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Bicaj, Kalari, Filipe, Batha,Trashi, Vila, Torasa, Raçiç
Trajner: Andrea Agostineli
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Latifi, Lilaj,Orelesi, Abazi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa


Minutat 

Mbyllet takimi në “Qemal Stafa” Partizani 1-1 Skënderbeu. 
90’+4′
Goditje dënimi për Partiznain, e ekzekuton Gomes, grushton Shehi. 
90’+3′
Zëvendësim te Partizani, del Torasa, futet Bardhi. 
90′
Osmani ndë shkohet me kartonin e dytë të verdhë, del me të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.
89′ GOOL!
Vangjeli realizon golin e barazimit për Skënderbeun. 
84′
Daja tenton nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit. 
82′
Zëvendësim te Partizani. Futet Daja, del Raçiç.
81′  
Pasi qetësohet situata, gjyqtari lejon vazhdimin e lojës. 
79′
Tension në fushën e lojës, lojtarët përplasen me njëri- tjetrin. Torasa përplaset me Eskerdinjen, Batha me Osmanin, ndëshkohen me të verdhë.
77′
Raçiç merr përsipër të ekzekutojë penalltinë, por nuk ja del përballë Shehit i cili pret me mjeshtëri. 
76′
Eskerdinja ndërhyn ndaj Torasës brenda zone, gjyqtari Jorgji akordon 11-metërsh për të kuqtë. 
71′
Partizani ka shansin të dyfishojë rezultatin me Raçiç përsëri, i cili rrëmben një top brenda zonëss së Shehit, por gjuajtja ishte e dobët duke e pritur lehtësisht gardiani i korçarëve.
69′
Zëvendësim te Skënderbeu. Del Orelesi, futet Eskerdinja.
66′
Goditje këndi për Partizanin, e ekzekuton Torasa, top i lartë, Raçiç godet me kokë por kontrollon Shehi qetësisht. 
63′
Progni tenton nga distanca me të djathten por jashtë kuadratit.
61′
Kore ofenduese nga tifozët e Partizanit, gjyqtari Jorgji i kërkon kapitenit Hoxha të qetësojë Guerrilsat.
60′
Goditje dënimi për Skënderbeun. E ekzekuton Progni, devijon njëri nga lojtarët e Skënderbeut, por pret Hoxha.
59′
Zëvendësim te Skënderbeu, del Latifi, futet Progni.
56′
Vangjeli provon nga e djathta gjuan drejt portës por jashtë kuadratit. 
53′
Skënderbeu merr kontrollin e topit, luajnë me topa të gjatë por largojnë vendasit. 
48′
Goditje dënimi për Partiznain, e ekzekuton Trashi, largojnë lojtarët e Skënderbebut. 
47′
Raçiç niset i vetëm në kundërsulm, pason për Lorenc Trashin, por ky i fundit nuk arrinë të godasë portën e Skënderbeut.
Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Partizanin me golin e shënuar nga serbi Raçiç.
Akordohen 3 minuta shtesë
43′
Sulmuesi serb rikthehet në fushë, vazhdon loja normalisht. 
40′
Raçiç përplaset me Orelesin në dyluftim në ajër, mbetet i shtrirë në fushë. 
39′
Orelesi ndëshkohet me karton të verdhë. 
37′
Abazi shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
35′
Goditje këndi për Skënderbeun. E ekzekuton Latifi, largon Batha. 
30′
Korçarët vihen në kërkim të golit të barazimit, tentojnë të gjejnë hapësira për të finalizuar aksionet por nuk ja dalin përballë mbrojtjes vendasve. 
26′
Skënderbeu merr kontrollin e topit, provon të gjejë hapësira në gjysmëfushën e vendasve, por mbyllin mirë të kuqtë.
20′
GOOL! Raçiç kalon Partizanin në avantazh. Atë që nuk e bëri në minutën e 19′ sulmuesi serb e bën një minutë më pas. Torasa kroson nga e majta për Raçiç në zonë, i cili gjuan menjëherë përballë portës, ku Shehit i shpëton topi nga dora dhe përfundon në rrjetë.
19′
Goditje këndi për Partizanin, e ekzekuton Torasa, topi përfundon në zonë, Atanda gjuan me kokë, topi përfundon në këmbët e Raçiç i cili godet lehtë por pret Shehi.
17′
Raçiç provon nga distanca por asnjë rrezik për Shehin.
14′
Partizani ka shansin të përfitojë nga një goditje dënimi por vendasit nuk shfrytëzojnë siç duhet. 
12′
minuta të luftuara nga të dy skuadrat, kundërsulme të shpejta por që asnjëra nuk arrin të finalizojë.
08′
Xhejms driblon Trashin, niset me shpejtësi drejt zonës, kroson por topi devijohet nga mbrojtja e kuqe. 
06′
Skënderbeu merr kontrollin e topit, qarkullon dhe kundërsulmon, por mbyllin vendasit. 
03′
Partizani e nis mirë, provon të gjejë hapësira në gjysmëfushën e Skënderbeut, tenton nga një goditje dënimi me Filipe por largojnë korçarët.
Starton ndeshja në “Qemal Stafa”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"