VIDEO/ Skënderbeu nuk hap rrugë dhe “fluturon” në finale, Flamurtari një… dështim!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 20:22

VIDEO/ Skënderbeu nuk hap rrugë dhe “fluturon” në finale, Flamurtari një… dështim!

Skënderbeu ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 0-2, duke përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe duke siguruar kështu një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit.

ga

 

Kur u duk se vlonjatët do ta kishin gjithçka në favor, falë edhe fitores minimale në ndeshjen e parë, Skënderbeu nuk ka hapur rrugë, duke treguar edhe njëherë se është skuadra më e mirë në Shqipëri. Soue dhe Nimaga ishin autorët e golave që i siguruan finalen skuadrës së Ilir Dajës.

Soue

Një sfidë mjaft e luftuar që u shoqërua herë pas here edhe me tension, por në fund janë korçarët ata që festojnë, ndërsa për Flamurtarin një tjetër sezon i dështuar.

LIVE| FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-2 (1-0)

Soue 59′ , Nimaga 61′ 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ Ali Soue largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e zë Krasniqi.

80′ Danilo Alvesh provon me një goditje nga distanca, por gabon tërësisht.

77′ Zëvendësim i tretë për Flamurtarin, largohet Muarem, vendin e tij e merr Ardit Hoxhaj.

71′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Vila, në lojë Gjergji Muzaka.

65′ Trajneri Duro kryen 2 zëvendësime, largohen Zhufo dhe Zuka, në fushë Nedjelkoviç dhe Tounkara.

61′ GOOOOOOOOL Skënderbeu 0-2. Fantastik Bakari Nimaga, i cili ka realizuar një super gol nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Nurkoviç. 

59′ GOOOOOOOOL Skënderbeu 0-1. Ali Soue ka kaluar në avantazh korçarët pas një asisti nga e djathta të Gavazajt. Sulmuesi i Skënderbeu nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën. 

54′ Kundërpërgjigje e mënjëhershme e Flamurtarit, që i afrohet golit të avantazhit me Danilo Alvesh, por sulmuesi brazilian ka goditur shtyllën.

52′ Mundësi ideale për Skënderbeun me Nimagën, i cili është futur bukur brenda zonës, por në momentin e fundit ka goditur keq.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e pare, Flamurtari-Skënderbeu 0-0. 

44′ Soue kërkon të përfitojë nga një krosim i Aliti, por ka dalë portieri Nurkoviç.

37′ Rifillon takimi…

35′ Gjyqtari ndërpret ndeshjen për shkak të sharrjeve në kor. Tefik Osmani largon topin drejt tifozëve, i nevozuar, gjyqtari nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë.

30′ Flamurtari jep shkëndijën e parë të rrezikshme me Muarem, pas një pasi të Danilo Alvesh, por futbollisti maqedonas ka gjuajtur jashtë kuadratit.

27′ Zuka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Lilajt.

24′ Minuta mjaft të mira për Skënderbeun, që provon të rrezikojë me anë të Gavazajt, por topi është pritur nga portieri Nurkoviç.

16′ Skënderbeu i afrohet golit me anë të Soue, korçarët pretendojnë edhe për 11-metërsh, për prekje të topit me dorë brenda zonës. Për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

14′ Vangjeli merr në iniciativë nga e djathta, por në momentin e fundit, ndalohet nga mbrojtësat e Flamurtarit.

12′ Shënojnë korçarët me Soue, por sulmuesi dukshëm jashtë loje.

10′ Skënderbeu kërkon të fitojë terren, duke sulmuar portën e Nurkoviç, me Soue, por pa gjetur golin e avantazhit.

4′ Flamurtari kërkon të rrezikojë nga një goditje këndore, por nuk arrin asnjë nga futbollistët kuqezinj.

1′ Ka startuar takimi, Skënderbeu luan topin e parë nga qendra.

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bici, Pollozhani, Musta, Sidibe, Zuka, Useini, Zhufo, Muarem, Alvesh. Trajner. Shpëtim Duro

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Vila, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"