VIDEO/ Barazim drithërimash në Korçë, Laçi i merr një pikë Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 21:39

VIDEO/ Barazim drithërimash në Korçë, Laçi i merr një pikë Skënderbeut

Ka përfunduar në Korçë ndeshja  e parë e javës së tretë mes Skënderbeut dhe Laçit. Përtej ritmit të lojës rezultati përfundimtar ishte 1 me 1. Ndërkohë që skuadra e Skënderbeut ka luajtur që në minutën e 74 me një lojtar më pak pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të lojtarit Abazi, 3 minuta nga fundi nga fusha u largua edhe Demte, për shkak të një dëmtimi

WDQDQ

Kështu në pritje të ndeshjeve të tjera të kampionatit Skënderbeu vazhdon të kryesojë me 7 pikë ndërsa ekipi i Laçit ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 5 pikë. Dy barazime premtuese në transfertë përballë Kukësit dhe Skënderbeut dhe një fitore në shtëpi ndaj Luftëtarit, e konfirmon skuadrën e Mërgjyshit, si një “kockë” të fortë të kampionatit.

fefefe

Skënderbeu-Laçi 1-1

Muzaka 34′ / Uzuni 30′

Përfundon takimi. 

90+6′ Rastin e fundit e krijon Uzuni, i cili gjuan në hyrje të zonës, por pret Teqja.

90+5′ Mundësi e shkëlqyer për Laçin por lojtarët kurbinas nuk arrijnë ta dërgojnë të rrjetë.

90+4′ Zëvendësim te Laçi, largohet Shtubina, vendin e tij e zë Torro.

90+3′ Skënderbeu e mbyll ndeshjen me 9 lojtarë, Demte largohet nga fusha i dëmtuar.

90+2′ Pranë golit Skënderbeu. Oto Xhon nuk arrin të godasë nga brenda zonës, por pason për Vangjelin, i cili provon me një gjuajtje, topi shkon mbi kuadrat.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Një mundësi për skuadrën e Skënderbeut. Vangjeli kroson nga e djathta për Oto Xhon, i cili gjuan me kokë, por topi shkon në duart e portierit Selmani.

84′ Uzuni provon me një gjuatje nga distanca, topi shkon shumë larg kuadratit.

80′ Zëvendësim edhe te Laçi, largohet Xhixha në fushë Marian Altidarmako.

79′ Dy zëvendësime te Skënderbeu, largohet Muzaka dhe Krasniqi, në fushë Sambou dhe Oto Xhon.

76′ Radas ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

74′ Abazi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë Skënderbun me 10 vetë.

72′ Zëvendësim te Laçi, largohet Jonuzi, në fushë Smaçi.

70′ Dita provon me një goditje nga distanca, por jashtë kuadratit.

69′ Zëvendësim i parë, largohet Gripshi në fushë Fili.

bandicam 2018-08-31 21-10-14-614

56′ Ndëshkohet edhe Abazi me karton të verdhë.

55′ Krasniqi krijon iluzionin e golit me një goditje nga distanca, e cila përfundon ngjitur me shtyllën.

54′ Një mundësi e mirë për skuadrën e Skënderbeut, Muzaka del bukur në të djathtë dhe hedh një top në zonë pë Gripshin, por ky i fundit, nuk arrin ta shtyjë në rrjetë.

53′ Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë për ndëhyrje të gabuar në sulm.

52′ Vangjeli jep një top të bukur për Demten, por ky i fundit nuk e merr siç duhet, duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

50′ Lojë e luftuar në mesfushë, pa asnjë rrezik në portat respektive.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime nga të dyja skuadrat.

Përfundun pjesa e parë, 1-1. 

45′ Akordohet një minutë shtesë.

34′ GOOOOOL Skënderbeu 1-1. Zgjat vetëm 4 minuta avantazhi i kurbinasve, Muzaka barazon shifrat, pas një goditje standarte nga e majta, topi është hedhur në zonë, aty ku Muzaka nuk ka falur. 

30′ GOOOOOL Laçi 0-1. Spektakolar Myrto Uzuni, i cili dhuron spektakël në Korçë. Talenti i kurbinasve bën një veprim të bukur në zonë, gjuan dhe dërgon topin në rrjetë. 

28′ Goditja e parë nga këndi i takon Skënderbeut.

26′ Rrëmujë në zonën e Laçit, por nuk shfrytëzon siç duhet Skënderbeu. Topi kalon poshtë duarve të Selmanit, Bregu dhe Krasniqi nuk arrijnë ta devijojnë në rrjetë.

24′ Aksion i mirë për Skënderbeun, Krasniqi provon me një gjuatje të rrezikshme me kokë, topi përfundon jashtë kuadratit.

21′ Fangaj provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.

16′ Bregu provon me një goditje, por e lehtë gjuajtja e vlonjatit, e cila nuk prodhon rrezik në portën e Selmanit.

14′ Uzuni provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi devijohet nga mbrojtësit e Skënderbeut në këndore.

12′ Pranë golit Skënderbeu me Gripshin, në afërsi të pikës së penalltisë mesfushori ka goditur ngjitur me shtyllën.

6′ Krasniqi provon me një rrotullim të shpejtë në zonë, por gjuajtja e tij është shumë lart mbi traversë.

2′ Redon Xhixha provon me një roveshatë nga brenda zonës, por nuk kordinohet siç duhet.

1′ Ka filluar takimi.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Krasniqi, Gripshi, Bregu. Trajner: Orges Shehi.

Laçi: Selmani, Fangaj, Sefgjinaj, Shtubina, Mersinaj, Jonuzi, Gjoni, Lushkja, Eller, Xhixha. Uzuni. Trajner: Artan Mërgjyshi.

40457826_1851345741569805_5802913769411575808_o

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"