VIDEO/ Skënderbeu fiton Superkupën dhe realizon “tripletën”, Shehi e nis me “remuntada”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2018 | 22:56

VIDEO/ Skënderbeu fiton Superkupën dhe realizon “tripletën”, Shehi e nis me “remuntada”

Skënderbeu ia doli të fitojë edhe Superkupën e Shqipërisë, pas Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërsië sezonin e kaluar, duke realizuar kështu “tripletën” në Shqipëri. Në ndeshjen e parë si trajner të Orges Shehit, korçarët fituan me përmbysje.

bandicam 2018-08-12 21-38-16-816

E para u mbyll pa gola, dhe me pak raste shënimi, por në të dytën, Skënderbeu fitoi gjithçka, pas 5 golave të realizuar, me shifrat 3-2. Ishte Lushkja që në të 48-tën, zhbllokoi shifrat, ndërsa më pas Aliti pas 6 minutash barazoi Aliti. Skënderbeu vazhdoi në sulm, dhe me penallti të fituar nga Dejvi Bregu, shënoi Muzaka me “panenka”.

I treti ishte për Bregun, që shfrytëzoi një pasim nga Krasniqi. Pati kohë edhe për një gol të Xhixhës në minutat e fundit, por vetëm kaq. Shehi e nis me një trofe karrierën si trajner.

 

 

Skënderbeu-Laçi 3-2

GOL: Aliti 54′ , Muzaka pen. 68′ , Bregu 71′ / Lushkja 48′, Xhixha 84′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. Skënderbeu-Laçi 3-2

90′ 4 minuta shtese.

90’ Largohet mes duartrokitjesh Dejvi Bregu. Futet Kaba Sambu.

88’ Tjetër zëvendësim te Laçi. Smaçi futet në lojë në vendin e Shtubinës.

84’ GOOOL Xhixha përfiton më së miri nga një përgjumje e mbrojtjes së Skënderbeut, dhe shënon me kokë.

79′ Karton i verdhë për Lulajn, për një faull të rrezikshëm.

77’ Largohet Bruno Dita, futet Bruno Lulaj.

71’ GOOOL Bregu shënon edhe golin e tretë. Ka tension në pankina, ku pas golit, janë hedhur disa shishe plastike me ujë, dhe kanë vërshuar ofendimet ndaj korçarëve nga disa tifozë në tribunën B.

68’ GOOOL Muzaka shënon nga 11 metra me “panenka”.

 

66’ Rrëzohet brenda zone Dejvi Bregu, penallti për Skënderbeun.

64’ Depërtim i Uzunit, ndalohet me faull nga Marko Radas. Ndëshkohet edhe me të verdhë.

54’ GOOOOL Menjëherë nga goditja e këndit, Aliti rikthem barazimin, me kokë.

54’ Selmani dy herë, pret dhe bën mrekullinë duke shpëtuar dy gola të sigurt.

53’ Tjetër rast i mirë për Laçin. Uzuni shërbehet brenda zone, me të djathtën godet menjëherë, por Teqja në pozicion grushton.

48′ GOOOL Lushkja zhbllokon rezultatin për Laçin.

46′ Largohet Bushi nga Laçi, futet Andi Hadroj.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu-Laçi 0-0

45′ 1 minutë shtesë.

43’ Sefgjinaj rrëmben një top në mesfushë, dhe me të majtën gjuan drejt e në portë, sërish Teqja pozicional.

40’ Uzuni depërton nga e majta, godet drejt portës, por Teqja dërgon në goditje këndi.

37’ Selmani bën mrekullinë. Krasniqi godet me kokë pas një harkimi, por portieri i Laccit ndal në mënyrë heroike. Edhe pak sekonda më vonë, Dita provon me kokë nga këndorja, por Selmani pret sërish.

37’ Bushi nga pothuajse 30 metra, me një të majtë provon nga distanca, por Teqja në pozicion pret pa problem.

35’ Gripshi lëviz bukur në të majtë, shmang një futbollist, dhe në fund shërben, por është mbrojtja e Laçit që pastron.

22′ Radas ka një shans të mirë nga një goditje dënimi nga jashtë zone, por shkon e gjuan shumë larg.

18’ Bregu provon sërish me të djathtën, por sërish pa shënjestrën e duhur.

15’ Xhixha ka një mundësi të mirë nga e majta, në fund vendos të shërbejë në zonë, por Teqja kontrollon me duar brenda zone.

6’ Kundërpërgjigjet nga ana tjetër Dejvi Bregu, po me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundon pak jashtë shtyllës.

5’ Goditje nga jashtë zone e Jonuzit, devijohet dhe shkon pranë portës, por në fund goditje këndi.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.

 

FORMACIONET

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Demte, Dita, Gripshi, Krasniqi, Bregu. Trajner: Orges Shehi.

Laçi: Selmani, Sefgjini, Fangaj, Jonuzi, Uzuni, Bushi, Gjoni, Shtubina, Xhixha, Lushkja, Eler. Trajner: Artan Mërgjyshi.

19:15 – Publikohen formacionet zyrtare, por ajo që të bie në sy, është se në procesverbalin e ndeshjes, trajner i Skënderbeut është shënuar Edlir Tetova, zëvendës trajner i Skënderbeut, për faktin se Shehit i mungon licenca UEFA A.

39001860_440443596462174_4660396947633340416_n

19:00 – Laçi del i pari në nxehje.

lacii

18:50 – Dy ish-dinamovitë. si Mërgjyshi dhe Ilir Bozhiqi, tashmë në kampe të tjera, takohen sërish.

mergjyshi bozhiqi

18:45 – Blerja e re e Laçit, Sebastian Patricio Toro, do ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e Superkupës ndaj Skënderbeut. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar, nuk ka ende federimin për të luajtur një ndeshje zyrtare, dhe vetëm dy ditë stërvitje ka bërë me ekipin.

sebastian patricio toro

18:00 – Skënderbeu mbërrin në stadiumin “Selman Stërmasi”, me dy autobusë.

skenderbeu autobusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"