VIDEO/ Skënderbeu bën surprizën, korçarët mposhtin Kukësin dhe tentojnë të kapin Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 0:15

VIDEO/ Skënderbeu bën surprizën, korçarët mposhtin Kukësin dhe tentojnë të kapin Bylisin

Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur Kukësin minimalisht, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2021-04-04 17-33-26-101

Ishte një ndeshje spektakolare ajo në “Elbasan Arena”, ku të dyja skuadrat kërkonin me ngulm golin që në fillim. Verilindorët i kishin rastet më të pastra, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por nuk arritën të shënonin.

Atë që nuk bënë lojtarët e Kukësit, e bëri Skënderbeu me Mensah, i cili në minutën e 78’, pas një kombinimi perfekt me Kosta Vangjelin, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, për t’i dhënë një fitore shumë të rëndësishme korçarëve. Më këtë fitore, Skënderbeu qëndron në vendin e parafundit të renditjes me 22 pikë, 4 më pak se Bylisi i vendit të 8-të dhe 8 më pak se Kastrioti i vendit të shtatë, ndërkohë që Kukësi mbetet në vendin e 6 me 32 pikë.

FT| Kukësi-Skënderbeu 0-1

Mensah 78′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

87’ Rrëmujë në zonën e Skënderbeut, por asnjë nga lojtarët e Kukësit nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

85’ Mundësi e mirë për Kukësin, me Taipin që lëshon gjuajtje të fortë, por topi përplaset te Eze, i cili ndodhet në pozicion jashtë loje.

78’ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Fantastik Alfred Mensah, i cili pas një kombinimi perfekt ia del ta dërgojë topin në rrjetë dhe të kalojë korçarët në avantazh.

77’ Ndërhyrje e ashpër e Bruno Lulajt ndaj Mensah, arbitri nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë.

75’ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Dragoshi për t’i lënë vendin Baravikas.

65’ Zëvendësimi i parë te Kukësi, inkuadrohet në lojë Veseli Limaj, i cili i merr vendin Gashit.

62’ Dalje e shpejtë e Skënderbeut, me Elvi Berishën nga e majta, i cili provon me një top për Vangjelin, por e mbyll Kurtiç në momentin e fundit.

55’ Ndërhyrje e parregullt e Kotobellit ndaj Vangjelit. Arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

49’ Korridor i Marës për Berishën, i cili niset me shpejtësi në drejtim të portës, por arbitri akordon pozicion jashtë loje.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Çfarë rasti për Kukësin, me Ibraimin që pasi merr një top në zonë, gjuan me të majtë, por shikon që t’i ndalet topi mbi vijën fatale nga Sadriu dhe Dajsinani.

43’ Tentativë e fortë e Agim Ibraimit nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.

40’ Tjerët mundësi e mirë për Kukësin, më e mira e ndeshjes. Eze merr një top në zonë, rrotullohet bukur, por gjuajtja është shume e keqe dhe përfundon jashtë.

34’ Me fat Skënderbeu! Kotobelli jep një krosim të bukur nga e majta, me topin që shkon te Eze, i cili provon me kokë, por topi shkon ngjitur me portën.

32’ Lëvizje shumë e bukur e Marës, i cili pasi driblon kundërshtarin përballë, gjuan fortë me të majtën, por Tafa është i vëmendshëm dhe largon topin.

22’ Çfarë mundësie për Skënderbeun! Mensah rrëmben një top në mesfushë dhe niset menjëherë në kundërsulm, pason në momentin e fundit për Berishën, i cili gjuan shumë keq me topi që shkon jashtë.

10’ Dominim i Kukësit në këto minuta të para, ku kanë provuar disa herë t’i afrohen portës së korçarëve.

8’ Kundërpërgjigjet Skënderbeu, me Meksin që lëshon një top të bukur për Berishën, por ky i fundit e kontrollon keq në zonë.

5’ Çfarë rasti për Kukësin! Gashin merr një pasim perfekt nga Ibraimi, teksa i vetëm me portierin nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

2’ Rrezikon menjëherë Kukësi me Gashin, i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Dajsinani i vëmendshëm largon në goditje këndi.

Starton sfida në “Elbasan Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – Tafa; Kotobelli, Kurdiç, Lulaj, Dragoshi; Demiri, Taipi, Tsintsadze; Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

SKËNDERBEU – Dajsinani; Vitija, Bajrami, Zguro, Meksi; Gonçalves, Mara, Mensah; Vangjeli, Sadriu, Berisha. Trajner: Migen Memelli.

for

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"