VIDEO / Skandali me VAR në Argjentinë-Brazil, pezullohen gjyqtarët dhe publikohet komunikimi i tyre ne kufje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 21:24

VIDEO / Skandali me VAR në Argjentinë-Brazil, pezullohen gjyqtarët dhe publikohet komunikimi i tyre ne kufje

Një bërryl fytyrës ndaj një kundërshtari meriton vetëm karton të kuq. Por për gjyqtarin e ndeshjes Argjentinë-Brazil, Andres Kunja, si dhe asistentin e tij në sallën VAR, Esteban Ostopjiç, nuk kishte një gjë të tillë në dyluftimin mes Nikolas Otamendi të vendasve dhe Rafinja të miqve në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

asasas

Otamendi goditi dukshëm me bërryl lojtarin brazilian, duke e gjakosur atë. Gjyqtari kryesor nuk i nxori të kuqin, por gjithsesi kërkoi ndihmën e VAR që nuk sinjalizoi të kuq për futbollistin gjithashtu, Një ngjarje skandaloze, që nuk ka kaluar pa pasoja, pasi CONMEBOL, ka vendosur që t’i pezullojë pa afat të dy gjyqtarët uruguaianë.

Për më tepër, janë bërë publike edhe videot edhe audiot e komunikimit mes gjyqtarëve dhe aty dëgjohet sugjerimi nga salla e VAR që goditja ishte me parakrah dhe nuk ishte me forcë. Një ndërhyje “sa për të verdhë” sinjalizohet kryesori në fushën e lojës, duke i evituar të kuqin Otamendit.


PANORAMASPROT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"