VIDEO/ Skandali me VAR-in, shikoni çfarë pamjesh japin në Izrael

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 12:02

VIDEO/ Skandali me VAR-in, shikoni çfarë pamjesh japin në Izrael

Polemikat për VAR-in nuk kanë fund. Në kampionatet kryesore si në Angli dhe në Itali kritikohet për protokollin dhe për mënyrën se si përdoret, ndërsa në vende të tjera ndodhin gjëra më skandaloze. 

VAR-Israel-3

E fundit ka qenë në Izrael, gjatë ndeshjes mes Makabi Haifas dhe Bietar Jeruzalemit. Në minutat e fundit u akordua një penallti dhe arbitri shkoi për ta parë në monitor në mënyrë që të sigurohej. Mirëpo aty nis skandali, pasi në njërën prej kamerave shfaqen pamjet e parkingut të stadiumit dhe një person që lëviz aty.

Për fatin e mirë të arbitrit, një kamerë tjetër kishte fokusuar aksionin dhe arbitri u bind për ta dhënë 11-metërsh. Ishte minuta e 98- të dhe Makabi shënoi golin e tretë duke fituar 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"