VIDEO/ Skandali me gjyqtarin Maletaj, vendos edhe ndeshjet e moshave. Elbasanit U-19 i anulohet goli i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 12:18

VIDEO/ Skandali me gjyqtarin Maletaj, vendos edhe ndeshjet e moshave. Elbasanit U-19 i anulohet goli i rregullt

19-vjeçarët e Elbasan it janë mundur nga Teuta 0-1. Përballë kryesuesve të kampionatit verdheblutë nuk dolën me pikë, por mundësitë i patën dhe në kampin elbasanas akuzojnë fuqishëm gjyqtarin kryesor Dorjan Maletaj, i cili, sipas tyre, favorizonte dukshëm kundërshtarin, në bashkëpunim me dy anësorët Ferjaldo Shkëmbi dhe Amarildo Kyçyku, duke u anuluar edhe një gol. Elbasanasit pretendojnë fort se u është anuluar një gol i rregullt për pozicion jashtë loje dhe këtë e ilustrojnë me pamjet filmike.bandicam 2020-03-11 12-09-57-361

Jo vetëm kaq, por edhe situata në përgjithësi gjatë 90 minutave ka lënë për të dëshiruar nga vendimet e arbitrit Maletaj, i cili merr përsipër të vendosë ndeshjet edhe te moshat. Akuzat janë hedhur nga stafi i skuadrës së Elbasanit, ku trajneri Arjan Kila shoqëron momentin e pozicionit jashtë loje me foto të shkëputura nga një video e operatorit Dashamir Qemali. Kila nuk ngurron të debatojë me vëzhguesit e FSHF-së, Sopot Resmeliu dhe Mentor Sopjani, për të treguar se i është bërë padrejtësi nga ai që duhet të vinte drejtësi, kryesori Maletaj.

Në debat kanë hyrë edhe shumë personazhe të tjerë, të cilët kanë dhënë opinionet e tyre. Pamjet filmike janë hedhur nga operatori Dashamir Qemali dhe komentet janë bërë në videon që ai e ka shpërndarë në faqen e vet të “Facebook”-ut. Më poshtë po sjellim një pjesë të debateve.bandicam 2020-03-11 12-09-56-873

TORI SOPI – Është vendim i drejtë i arbitrit. Lojtari elbasanas vërtet nuk e prek topin, por bëhet aktiv në pengimin e rrezes së portierit.

ARJAN KILA – Tori Sopi (emri i Mentor Sopjanit në “Facebook”) s’mund të gjykosh vetëm nga momenti i fundit që sheh, topi është nisur diagonal gati 50 m dhe për 50 m lojtarët kanë bërë gati 10 hapa, kështu që s’mund të thuhet që ka qenë pozicion jashtë loje.

TORI SOPI – Arjan Kila, unë po flas me aq sa shoh. Nëse lojtari që është para portierit dhe tenton topin me kokë ka qenë pozicion jashtë loje kur është nis topi, këtë s’e di.

L.D. (KOMENTUES) – Tori Sopi shefi nuk i pengon rrezen portierit në qoftë se janë nisur të dy në pozicion të rregullt dhe nuk e ka prek topin ai i pari, është gol i rregullt.

ARJAN KILA – Lorenc Dine, kur janë nis lojtarët të dy, s’kanë qenë offside, janë nis nga vija e 16 metrave dhe janë shkëputur në momentin që kanë ndjekur topin dhe lojtaret kundërshtarë s’e kanë ndjekur më topin me mendimin që po e kap portieri.

ARJAN KILA – Lojtari mbrapa me shigjetë është një nga lojtarët kundërshtarë që e ka mbajtur në lojë.

L.D. (KOMENTUES)– Arjan Kila në tilla raste është ajo fjala, arbitër, arbitër, të të vijë turp.

ARJAN KILA – Lorenc Dine i thanë ato të shkretët, po i kishte thënë arbitri unë s’kam motër.

SOPOT RESMELIU – U bëtë të gjithë specialistë gjykimi. Ofsajdi është i vetmi element i lojës që sado specialist të jesh, po nuk qe në vijë të drejtë, nuk jep version normal. Lëre pastaj pamjet e Dashit nuk japin mundësi të vendosësh drejt. Në gjykimin tim, për të qenë i sinqertë, ka elemente të ofsajdit, sepse një nga dy futbollistët, sidomos lojtari afër portierit, mund të jetë ofsajd.elb

ARJAN KILA – Lojtarët janë nisur nga vija e 16 metrave dhe lojtarët kundërshtarë s’e kanë ndjekur deri në fund topin me mendimin që po e kap portieri dhe lojtari kundërshtar që tregon shigjeta e mban në lojë lojtarin e Elbasanit.

SOPOT RESMELIU – Mos harro se ka qenë dhe një futbollist tjetër afër portierit, atë s’e ke marrë me pamje.

ARJAN KILA – Thashë lojtarët janë nisur nga vija e 16 metrave dhe janë shkëputur në momentin kur lojtarët e Teutës s’e kanë ndjekur më topin për t’ia lënë portierit.

ARJAN KILA – Normale që pamjet nuk janë të qarta për të thënë 100% është apo jo ofsajd, por ne që ishim aty e pamë çfarë tendence kishin arbitrat për të mbajtur lojën.ELBB

ARJAN KILA – Në momentin që lojtarët e Teutës ndalojnë për t’ia lënë topin portierit, normale që të dy lojtarët e Elbasanit do të dalin para porte se janë duke e ndjekur topin deri në fund.

SOPOT RESMELIU – Flas për rastin e golit, nuk di s’e çfarë ka ba arbitri gjatë lojës.

*Komentet nuk janë redaktuar, por jepen ashtu si janë shkruar në rrjetin social “Facebook”.

UK KOOLK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"