VIDEO / Skandali i radhës në Olimpiadë, boksieri bëhet për spital por shpallet fitues i medaljes së artë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 21:08


VIDEO / Skandali i radhës në Olimpiadë, boksieri bëhet për spital por shpallet fitues i medaljes së artë

Boksi është një nga sportet i cili ka qenë gjithmonë objekt polemikash në Lojërat Olimpike për rezultate që favorizonin kundër logjikës sportistë të veçantë. Pesë vite më parë në Rio 2016, pjesa më e madhe e gjyqtarëve të ndeshjeve u dërguan në shtëpi në mes të aktivitetit për vendimet skandaloze që po jepnin, por duket se situata nuk ka ndryshuar as në këtë Olimpiadë.

boksi

Akuzat këtë radhë janë se gjyqtarët po mbështetin në mënyrë të dukshme Japoninë dhe boksierët e saj me rezultate që janë bërë qesharake. Në duelin e sotëm të peshës deri në 51 kilogram, është prodhuar një rezulatat që shumëkush e ka cilësuar më skandalozin e Olimpiadës.

Juberjen Martinez i Kolumbisë masakroi Ryomei Tanaka të Japonisë në finalen e kësaj peshe. Grushtet e njëpasnjëshme të kolumbianit gjakosën boksierin vendas dhe e lanë aq të tronditur, sa pas garës ai u desh të dërgohej në karrocë në spital për vizita pasi nuk ishte në gjendje që të qëndronte në këmbë. Por më parë, ai vari në qafe medaljen e fituesit, pasi për çudinë e të gjithëve, gjyqtarët ia dhanë ndeshjen atij me rezultatin 4-1, duke prodhuar një nga skandalet më të mëdha të këtij sporti në Lojërat Olimpike.


PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/