VIDEO/ Skandal në Sarandë, dhunohen arbitrat dhe lojtarët e Orikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 9:15

VIDEO/ Skandal në Sarandë, dhunohen arbitrat dhe lojtarët e Orikut

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur dje në Sarandë. Në ndeshjen mes Butrintit U-19 dhe Orikut U-19 ka pasur dhunë masive nga tifozët dhe lojtarët vendës ndaj arbitrave dhe lojtarëve të Orikut.

sarande u19

E papranueshme që dhuna të ulet këmbëkryq te moshat, por ajo që e bën edhe më të papranueshme ka të bëjë me faktin se në fushë kanë zbritur edhe tifozët që ishin në stadium, ndërsa policia ka ndërhyrë me vonesë. Vërtet skandaloze.

“Mëkati” i lojtarëve të Orikut ishte se po fitonin 0-3 në këtë ndeshje dhe sarandjotëve nuk u ka ardhur mirë. Me fillimin e pjesës së dytë, sipas asaj që mëson “Panorama Sport” nga përfaqësues të ekipit të Orikut, kur Butrinti shënoi një gol, në fushë ka shpërthyer dhuna. Në shënjestrën e tifozëve dhe lojtarëve të Butrintit ishin fillimisht arbitrat e ndeshjes dhe më pas edhe lojtarët e Orikut.

Nën presionin e paprecedent të këtyre dhunuesve, ndeshja është barazuar 3-3. Lojtarët e Orikut kanë qenë nën një shok psikologjik dhe pas ndeshjes mezi kanë dalë nga stadiumi. Për këtë ngjarje skandaloze ka pamje filmike, ndërsa zyrtarët e FSHF-së duhet të bëjnë detyrën për të marrë masat, që skena të tilla të frikshme të mos shihen më në fushat tona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"