VIDEO/ Skandal në futbollin shqiptar, trajneri dhunon gjyqtarin dhe arrestohet pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:41

VIDEO/ Skandal në futbollin shqiptar, trajneri dhunon gjyqtarin dhe arrestohet pas ndeshjes

Ndeshja e Ligës së Parë të futbollit në Kosovë (kategoria e dytë) Vitia-2 korriku ka përfunduar në mënyrë të shëmtuar. Arbitri i sfidës Fatmir Tahiri është dhunuar nga trajneri i Vitisë Milaim Zuzaku dhe disa pjesëtarë të klubit vendas.
pjimage
Momenti i shoqërimit të trajnerit të Vitisë Milalim Zuzaku 

Sipas mediave në Kosovë, tekniku i Vitisë është arrestuar nga policia.

Gjyqtari Tahiri rrëfeu pas ndeshjes se ai dhe kolegët e tij janë dhunuar nga kupola e klubit të Vitisë.
milaim-zuzaku-380x233
Trajneri i Vitisë Milaim Zuzaku 

“Pas përfundimit të ndeshjes, më kanë sulmuar disa persona të klubit së Vitisë. Ne ende jemi këtu. Pas vizitës mjekësore, tani kemi edhe deklarata në polici. Kemi disa lëndime të lehta trupore. Është hera e parë që më ndodhë një gjë e tillë në karrierën time”, u shpreh për “Zërin” arbitri Fatmir Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"