VIDEO / Skandal i tifozëve të Vllaznisë, sulmojnë gjyqtarin që i anuloi golin me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 0:15

VIDEO / Skandal i tifozëve të Vllaznisë, sulmojnë gjyqtarin që i anuloi golin me Partizanin

Pragndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe partizanit është ndezur nga një skandal i mirëfilltë pasi tifozët e skuadrës shkodrane kanë sulmuar gjyqtarin Olsid Ferataj.

sfsdfsdfs

Gazetari shkodran Ermir Vajushi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet një person i cili sulmon Feratajn në Patos, në qytetin e tij të lindjes. Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, që tejkalon çdo lloj mase, pasi është e paprecedent që tifozët e një skuadre të shkojnë të bëjnë vetëgjyqësi në këtë mënyrë.

Ferataj akuzohet nga shkodranët se ka anuluar me dashje golin e shënuar në minutat shtesë ndaj Partizanit në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Vetë klubi i Vllaznisë ka bërë kërkesë që Ferataj të mos i drejtojë më kuqeblutë në vijim.

olsid ferataj

Olsid Ferataj

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Anuluan golin ndaj Partizanit, Vllaznia kërkesë FSHF-së për përjashtimin e Olsid Ferataj e Andi Koçit

Moviola e Partizani-Vllaznia/ Ferataj vulosi barazimin, gaboi te goli i Aralicës (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"