VIDEO/ S’ka rivalë për Bajernin në Gjermani, bavarezët realizojnë dopietën. Tani duan të pushtojnë Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 22:07

VIDEO/ S’ka rivalë për Bajernin në Gjermani, bavarezët realizojnë dopietën. Tani duan të pushtojnë Europën

Bajern Mynihu hipotekoi titullin e dytë sezonal duke mposhtur në finalen e Kupës së Gjermanisë Bajer Leverkusenin me rezultatin 2-4.
EcG3a2aXkAAN31T
Kampionët e Gjermanisë për herë të tetë radhazi e dominuan pa problem takimin përgjatë 90 minutave. Sfida filloi me një perlë të David Alabasë, i cili shënoi nga goditja e dënimit me anë të nëj ekzekutimi perfekt.

8 minuta më vonë, një aksion model i dha mundësinë Gnabrit të dyfishonte rezultatin.

Me rezultatin 0-2, skuadra e Hansi Flik nuk e ndali vrullin as në pjesën e dytë. “Bomberi” Levandovski shënoi dopietë në këtë finale në minutën e 59-ë (u ndihmua dhe nga portieri kundërshtar, dhe në 89-ën).

Golat e Bender dhe Havertz shërbyen sa për statistikë.

Tashmë, Bajerni konsiderohet “Zot absolut” në Gjermani dhe synon të pushtojë Europën nëpërmjet triumfit në Ligën e Kampioneve.

FT: Bajer Leverkusen-Bajern Mynih 2-4

Bender 63′, Havertz 90’+5/ Alaba 16′, Gnabri 24′, Levandovski 59′, 89′

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"