VIDEO / “SIUUU!”, nuk mund të mungonte një “Kristiano Ronaldo” në Olimpiadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 19:15

VIDEO / “SIUUU!”, nuk mund të mungonte një “Kristiano Ronaldo” në Olimpiadë

Kristiano Ronaldo është kthyer në një idhull për shumë fansa të futbollit anembanë botës dhe festimi i tij është bërë prej vitesh një nga më të kopjuarit. Por tashmë ajo “SIUUU!” që  është kthyer në simbolin e portugezit, ka tejkaluar kornizat e futbollit dhe po shfaqet edhe në sporte të tjera, duke mos munguar as në Olimpiadë.

asdsadasd

Në garat e sotme të skermës, 18-vjeçari egjiptian Mohamed Elsajed, ka shkaktuar një nga surprizat më të mëdha teksa ka mundur kampionin e trefishtë të botës, francezin Janik Borel. Djaloshi e festoi këtë arritje duke hequr kokoren e tij dhe vrapuar në pedanë, për të imituar më pas kërcimin dhe festimin ikonik të Ronaldos, me pamjet që sigurisht janë bërë shpejt virale në rrjetet sociale.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"