VIDEO/ Situatë qesharake në Xhiron e Italisë, qeni rrëzon çiklistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 10:41

VIDEO/ Situatë qesharake në Xhiron e Italisë, qeni rrëzon çiklistin

Një situatë qesharake vjen nga Italia, aty ku në etapën e pestë të Xhiros së Italisë, një çiklist ka humbur garën për shkak të dy rrëzimeve të ndryshme.

CIKLISTI

Belgu Remko Evenepoel ishte në garë me të tjerët, kur papritur u sulmua nga një qen në një lagje, duke e rrëzuar në tokë. Megjithatë, çiklisti është çuar sërish dhe nuk është dorëzuar duke rinisur garën edhe një herë tjetër.

Por, sërish ka qenë i pafat. Pak momente para se të mbërrinte në fund, çiklisti është përballur me një tjetër incident. Ai është rrëzuar sërish por këtë herë nuk ka pasur qen në rrugë, por lagështi për shkak të kushteve të motit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"