Postuar: Nëntor 3, 2022 | 22:44
VIDEO/ Situatë qesharake në Ligën e Europës, kundërshtari i gris bluzën futbollistit të Arsenalit
Një moment gazmor u regjistrua në sfidën mes Arsenalit dhe Zyrihut të vlefshme për Grupin A të Ligës së Europës. Protagonist ishte futbollisti i Arsenalit, Kieran Tiernei, i cili shënoi edhe golin e avantazhit në këtë sfidë për “topçinjtë”.
Në minutën e 52-të, gjatë një dyluftimi nga krahu i majtë me futbollistin serb Boranijaseviç, ky i fundit, e mbajti për fanelle mbrojtësin e Arsenalit, duke ia grisur atë. Ky moment është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale, teksa shikohet Tiernei me bluzën e shqyer.
