VIDEO/ Situatë komike e sulmuesit të Barçes, i merr telefonin një fansi dhe largohet me makinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 17:41

VIDEO/ Situatë komike e sulmuesit të Barçes, i merr telefonin një fansi dhe largohet me makinë

Sulmuesi holandez i Barcelonës, Memfis Depaj, duket se nuk po kalon një sezon të mirë me katalanasit pas ardhjes në stol të Çavit, por kjo duket se nuk e ka ndaluar atë të krijojë situate komike me tifozët e tij.

depaj

Sulmuesi po largohej nga stërvitja me makinën e tij, ku disa fansa e ndaluan atë për të bërë disa foto. Njëri prej fansave po regjistronte një video ndërkohë.

Depaj e vuri re këtë gjë dhe i kërkoi tifozit që t’i jepte celularin e tij për të bërë një foto së bashku. Por holandezi, pasi mori telefonin, i dha gaz makinës dhe u largua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"