VIDEO/ Situatë kaotike te Tirana, perla e Mazrekajt trondit kampionët në fuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2021 | 23:46

VIDEO/ Situatë kaotike te Tirana, perla e Mazrekajt trondit kampionët në fuqi

Situatë kaotike te Tirana! Si të mos mjaftonte largimi i trajnerit Nevil Deda pak minuta para sfidës me Laçin, kampionët në fuqi, kanë pësuar një tjetër tronditje teksa u mposhtën nga kurbinasit e Shpëtim Duros, me rezultatin 0-1 falë perlës së Mazrekajt nga goditja e dënimit në minutën e 72-të.

Mazrekaj goli

Me këtë disfatë në shtëpi, bardheblutë i kanë “larë duart”, për sa i përket titullit kampion, teksa janë pozicionuar në vendin e 6-të me 20 pikë, 16 më pak se kryesuesit e Vllaznisë.

LEXO EDHE: VIDEO EKSKLUZIVE/ Plas te Tirana, Nevil Dede braktis skuadrën para ndeshjes. Ja arsyeja e largimit

FT: TIRANA-LAÇI 0-1

Mazrekaj 72′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+3′ Krijohet iluzioni i golit në stolin e Laçit, Deliu provon me një goditje të rrezikshme brenda zonës, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

90+2′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha e lojës Lushkja, vendin e tij e merr Ramos.

87′ Zëvendësim te Tirana, largohet Torasa, në vendin e tij Behirahç.

82′ Zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha Nuabueze, vendin e tij e merr Xhixha.

78′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Toli, vendin e tij e merr finlandezi Vayrynen.

72′ GOOOOOL LAÇI 0-1/ Fantastik Mentor Mazrekaj. Futbollisti i skuadrës kurbinase realizon një supergol nga goditja e dënimit, duke kalur në avantazh bardhezinjtë. Me një gjuajtje të kalibruar, 31-vjeçari e ka çuar topin në trekëndëshin e portës së Bekajt. 

66′ Kapiten i Ignjatoviç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toshevskit.

63′ Pranë golit Laçi me Ignjatoviç, gjuajtja e mbrojtësit me kokë par harkimit nga këndi, shkon ngjitur me shtyllën e portierit Bekaj.

59′ Zëvendësim te Tirana, largohet Danso, në fushën e lojës Kale, i cili rikthehet pas dëmtimit të gjatë, duke bërë debutimin për këtë sezon.

57′ Kundërpërgjigjet Tirana me Torasën që provon nga distanca, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

53′ Minuta mjaft të mira për Laçin, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Tiranës, por mungon saktësia para portës.

51′ Tjetër rast për kurbinasit, kësaj here ishte Shehu, gjuajtja e tij u ndal nga portieri Bekaj.

47′ Torasa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

46′ Nuabueze gjen rrugën e rrjetës, por goli i sulmuesit anulohet për pozicion jashtë loje.

46′ Starton pjesa e dytë,  Osmani largon nga fusha Vrapin, vendin e tij e merr Grent Halili.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Një tjetër mundësi për skuadrën e Laçit me Deliun, mesfushori provoi me një goditje brenda zonës, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

41′ Reagim i shkëlqyer, Bekaj shpëton skuadrën nga një gol i sigurtë. Pranë golit Laçi në këto minuta me Deliun, tentativa e tij u grushtua në këndore nga gardiani bardheblu.

39′ Kombinim i bukur mes Seferit dhe Muçit, por ky i fundit kapet në pozicion jashtë loje.

32′ Marku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Muçit, goditje dënimi për Tiranën. Provon talenti bardheblu, por gjuajtja e tij ndalet në murin mbrojtës.

31′ Danso provon nga distanca, por gjuajtja e tij është tërësisht e gabuar.

27′ Momente tensioni mes mbrojtësit Selmani dhe futbollistit të Tiranës Ernest Muçi.

23′ Pas konsultimit me asistentin, gjyqtari Xhaja ndëshkon me karton të verdhë Nuabuezen.

22′ Protesta të ashpra te stoli i Tiranës, pretendohet se Nuabueze ka goditur Tolin, duke e lënë të shtrirë në fushë.

17′ Jurgen Vrapi pengohet në zonën e Laçit. Tirana pretendon penallti, por për Xhajën gjithcka e rregullt. Moment i dyshimtë.

13′ E pabesueshme çfarë humbet Laçi me Mustën, i vetëm në zonën e 5 metërshit, futbollisti ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

7′ Tjetër tentativë e rrezikshme Tiranës, kësaj here ishte Seferi që provoi me një gjuajtje nga distanca, por topi shkoi mbi kuadrat.

1′ Tirana e nis menjëherë në sulm, Muçi del i vetëm para portës, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Sherri.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Kuka, Toli, Vrapi, Torassa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

Laçi:
 
Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Nuabueze Trajner: Shpëtim Duro.

 

dansooooo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"