VIDEO/ Situatë kaotike gjatë ndeshjes Lestër-Napoli! Tifozët përplasen dhunshëm në tribuna, heqin rripat dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 9:25

VIDEO/ Situatë kaotike gjatë ndeshjes Lestër-Napoli! Tifozët përplasen dhunshëm në tribuna, heqin rripat dhe…

Një përplasje e dhunshme mes tifozëve u regjistrua në tribunat e stadiumit  “The King Poëer”, teksa ishte duke u luajtur sfida mes Lestërit dhe Napolit, e vlefshme për Ligën e Europës.

Sherri LESTER NAPOLI

Ultrasit italianë u përplasën dhunshëm me ata vendas, teksa u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë, që situatë të merrej nën kontroll.

Dhjetëra tifozë më pas u përpoqën të kapërcejnë barrierën dhe përfunduan në përleshje me oficerët që përpiqeshin të ruanin qetësinë e tyre.

Imazhet tregojnë mbështetës nga të dy anët duke hedhur shishe plastike dhe sende të tjera të forta, ndërsa disa prej tyre ishin edhe më të dhunshëm pasi përdornin rripat e tyre si armë. Pamjet me të vërtet të shëmtuara, që i prishën bukurinë ndeshjes që përfundoi në barazim 2-2.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"