VIDEO/ Situatë e pazakontë në Amerikën e Jugut, portieri goditet me telefon nga tifozët. Shikoni reagimin epik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 18:07

VIDEO/ Situatë e pazakontë në Amerikën e Jugut, portieri goditet me telefon nga tifozët. Shikoni reagimin epik

Portieri i Universidad Katolika ka bërë një gjest të cilin nuk e kemi parë deri tani ne fushën e blertë, pasi zgjodhi t’i përgjigjej thirrjes që po vinte në telefonin me të cilin ai u godit nga huliganët.

NINTCHDBPICT000563759075

E gjitha kjo ndodhi gjatë një ndeshjeje të çmendur ne kampionatin kilian midis Colo Colo dhe Universidad Katolika, ndeshje e cila u braktis pasi lojtarët u sulmuan me flakadanë dhe fishekzjarrë.


Një nga më të dëmtuarit ishte sulmuesi i Colo Colos, Nikolas Blandi, i pasi një lëndë shpërthyese iu hodh shumë afër, ndërkohë arbitri vendosi ta mbyllë ndeshjen 19 minuta përpara përfundimit të saj, kur Universidad Katolika po udhëhiqte 2-0, sepse lojtarët ishin në rrezik.

NINTCHDBPICT000563759076

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"