VIDEO/ Situatë absurde në Lojërat Olimpike, organizatorët ngatërrojnë himnin e Shqipërisë në momentin e marrjes së medaljes nga Luiza Gega

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2022 | 22:25

VIDEO/ Situatë absurde në Lojërat Olimpike, organizatorët ngatërrojnë himnin e Shqipërisë në momentin e marrjes së medaljes nga Luiza Gega

Luiza Gega na bëri sërish krenar, teksa  i dhuroi medaljen e artë Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Himnio

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës. Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare.

Ndërkohë, teksa atletja rekordmene u ngjit në podium për të marrë medaljen e artë në Algjeri, një episode jo i këndshëm u regjistrua, pasi në sfond u vendos himni i gabuar dhe jo ai u Shqipërisë. Ekipi shqiptar qëndroi në pritje, derisa organizatorët rregulluan gafën dhe vendosën himnin kombëtar të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"