VIDEO/ Siti shkatërron Uatfordin me tetë gola, skuadra e Guardiolës vazhdon si “uragan”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 18:12

VIDEO/ Siti shkatërron Uatfordin me tetë gola, skuadra e Guardiolës vazhdon si “uragan”

Kanë përfunduar tre takimet e Premier Ligës, të cilat janë luajtur këtë mbasdite.

bandicam 2019-09-21 18-09-09-214

Mançester Siti është rikthyer te fitorja, pas humbjes me Noruiçin duke mundur Uatfordin me rezultatin e thellë 8-0.

David Siva, Aguero, Otamendi, Mahrez, Bernardo Silva tre herë dhe De Bryn, kanë qenë autorët e golave për skuadrën e Guardiolës.

Kështu Siti shkon në kuotën e 13 pikëve, një pikë më pak se Liverpuli me një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër Evertoni ka zhgënjyer, pasi ka humbur nga Shefilldi 0-2 ndërsa Bërnli ka mundur Noruiçin 2-0.



/PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"