Video/ Siti nuk ndalet, “dhunon” Suonsin me 5 shënues të ndryshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2018 | 20:25

Video/ Siti nuk ndalet, “dhunon” Suonsin me 5 shënues të ndryshëm

Mançester Siti nuk duket se ka ndërmend të ndalet. 5 gola i ka shënuar sot skuadrës që lufton për mbijetesë në Kampionatin Anglez, Suanse. Megjithëse kampionati është fituar, djemtë e Guardiolës vazhdojnë të tregojnë formë të mirë, ndoshta sepse shumë prej tyre do të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Siti

David Silva dhe Sterling kanë vrarë ndeshjen në minutat 12 dhe 16, duke mos i thënë asnjë shpresë miqve. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë. Në të dytën shënon menjëherë De Bryjn dhe pas 10 minutash shënon të katërtin Bernardo Silva. Ka vend edhe për një gol për Gabriel Zhesus i cili realizoj në të 88-tën minutë. Siti shkon me këtë fitore në kuotën e 90pikëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"