VIDEO/ Siti nuk lëshon pe, përmbys Hadërsfilldin dhe vazhdon marshimin drejt titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 18:57

VIDEO/ Siti nuk lëshon pe, përmbys Hadërsfilldin dhe vazhdon marshimin drejt titullit kampion

U duk sikur hapi fals i Mançester Sitit do të vinte në trasfertën e sotme ndaj Hadërsfilldit, por jo, skuadra e Pep Guardiolës nuk ka të ndalur, teksa përmbysi disavantazhin e pjesës së parë në 1-2. “Qytetarët” janë duke marshuar me hapa galoponte drejt titullit kampion ku në 13 javë kampionat kanë arritur të sigurojnë 12 fitore dhe 1 barazim, me një diferencë +8 nga ndjekësit e Mançester Junajtid.

Siti

Vendasit gjetën avantazhin në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një autogoli të mbrojtësit Otamendi. Me fillimin e pjesës së dytë, Mançester Siti hidhet menjëherë në sulm dhe gjen golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë me autor Agueron. Vetëm 6 minuta nga fundi ishte Rahem Stërling, i cili realizoi golin e avantazhit pas një aksioni model në zonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"