VIDEO/ Siti fiton dhe kap kreun e Premier Ligës, Leisteri triumfon me poker

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 17:20

VIDEO/ Siti fiton dhe kap kreun e Premier Ligës, Leisteri triumfon me poker

Mançester Siti ka fituar në shtëpi kundër Uest Hemit në një ndeshje të dominuar me raste. Me këtë fitore “Qytetarët” kapin Çelsin në krye të renditjes.

city

Skuadra e Pep Guardiolës shënoi që në pjesën e parë me Gyndogan. Të zotët e shtëpisë patën shumë raste por nuk arritën t’i konkretizonin.  Golin e dytë e shënoi Fernandinjo. Miqtë rihapën sfidën me Lanzinin por goli vlejti vetëm për statistikë.

Në ndeshjet e tjera Leisteri fitoi 4-2 me Uatfordin, me Xhemi Vardin protagonist me dy gola. Humbje shokuese mori Evertoni me Brentford.

 

REZULTATET E SFIDAVE

BRENTFORD- EVERTON 1-0

24’ Toni

BËRLNEI- TOTENHEM ( u pezullua për shkak të dëborës)

LEISTER- UATFORD 4-2

16’ Medison, 34’  42’ Vardi, 68’ Lukman/ 30’ King, 61’ Denis

MANÇESTER SITI- UEST HEM 2-1

33’ Gyndogan, 90’ Fernandinjo/ 94’ Lanzini

RENDITJA

renditja premier lig

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"