VIDEO/ Sinjal në prag të Ligës së Kombeve, Hyka shënon super gol në Amerikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 12:11

VIDEO/ Sinjal në prag të Ligës së Kombeve, Hyka shënon super gol në Amerikë

Mesfushori Jahmir Hyka vazhdon të shënojë në Amerikë. 30-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 7-të, në sfidën ndaj Vankuverit që skuadra e tij San Hose e humbi me rezultatin 2-3.

hyka

Një gol mjaft i bukur i realizuar nga mesfushori i Kombëtares, i cili uli bukur një top në hyrje të bukur dhe goditi saktë në cepin e portës. San Hose dyfishoi shifrat në minutën e 18-të me anë të Erikson, por në pjesën e dytë erdhi përmbysja, pasi Vankuver shënoi 3 gola për 9 minuta.

Me paraqitjen e sotme, Jahmir Hyka, i ka dhënë një sinjal trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi, i cili duhet të ketë në konsideratë për 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë. Me golin e realizuar ndaj Vankuverit, Hyka shkoi në kuotën e 3 golave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"