VIDEO/ Sindikata e Futbollistëve së shpejti pjesë e FIFPro, yjet botërorë flasin për rëndësinë e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 17:26

VIDEO/ Sindikata e Futbollistëve së shpejti pjesë e FIFPro, yjet botërorë flasin për rëndësinë e saj

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë (SFSHP) mori një lajm të mirë pak ditë më parë, teksa Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) pranoi aplikimin e saj për të qenë pjesë e FIFPro.

sindikata

Për të treguar rëndësinë e madhe që ka kjo organizatë ndërkombëtare, SFSHP ka publikuar një video në Instagram ku shihen yjet e futbollit, Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Herri Kejn dhe Leonardo Bonuçi duke treguar mbështetjen e tyre për këtë organizatë.

fifpro

“Ti ndjekim këta kampion si shembuj edhe jashtë fushës së blertë! Komuniteti i futbollistëve duhet të jetë gjithmon i bashkuar, vetëm në këtë mënyrë askush s’mund të na nëpërkëmbë! Mbro karrierën tënde, mbro të ardhurat e tua, mbro familjen tënde!” e bashkëshoqeron videon SFSHP-ja.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"