VIDEO/ Silvinjo nuk i heq sytë nga Superiorja, shfaqet bashkë me ndihmësin përsëri në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2023 | 16:30

VIDEO/ Silvinjo nuk i heq sytë nga Superiorja, shfaqet bashkë me ndihmësin përsëri në stadium

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, vazhdon të monitorojë me kujdes paraqitjet e futbollistëve të Kategorisë Superiore. Ndonëse hapësirat për ta kanë qenë të pakta në ndeshje zyrtare dhe vetë Silvinjo zgjodhi vetëm një të tillë në grumbullimin e tij të parë, ai duket se po synon që të afrojë alternativa të tjera nga futbolli i vendit tonë.

bandicam 2023-04-22 16-13-12-336

Kështu, Silvinjo po monitoron me rregullsi ndeshjet e Superiores dhe sot ka zgjedhur që të shohë një tjetër sfidë të elitës, atë mes Egnatias dhe Laçit, ekipe të cilat kanë pretendime për pjesëmarrjen në zonën e Europës.

Silvinjo ishte i pranishëm në stadiumin “Partizani” ku u luajt ndeshja bashkë me ndihmësin e tij Doriva, si dhe me Ervin Bulkun, i cili edhe në periudha të mëparshme ka qenë një nga “vëzhguesit” e Superiores në stafin e kombëtares shqiptare. Tani mbetet të shihet nëse vëzhgimet e Silvinjos do të sjellin apo jo afrime të reja në radhët e kuqezinjve për ndeshjet e qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe ku nuk lejohen gabimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"