VIDEO/ Silura e Filit ndaj Skënderbeut, ky ishte goli i javës së 20-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 19:15

VIDEO/ Silura e Filit ndaj Skënderbeut, ky ishte goli i javës së 20-të

Kamza nuk arriti të fitonte ndaj Skënderbeut, megjithatë Fili ka realizuar golin e vetëm për ekipin e tij që është përzgjedhur si më i bukuri. Sulmuesi merr një top në krahun e majtë dhe, në pozicion të prirët me portën, lëshon një silurë duke e çuar topin në krahun e djathtë të portierit Shehi, që nuk ka çfarë të bëjë.

Fili

Gol i bukur ka qenë edhe ai i Shkurtajt te Luftëtari, që, pasi driblon tre mbrojtës kurbinas, përballë portierit nuk gabon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"