VIDEO/ Siguroi titullin, por Bajerni sërish me marsh të pestë. Aromë Championsi për Leverkusen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 20:25

VIDEO/ Siguroi titullin, por Bajerni sërish me marsh të pestë. Aromë Championsi për Leverkusen

Bajerni i Mynihut fitoi bindshëm, 5-1 ndaj Borusias së Mynshengladbahut, edhe pse e ka siguruar matematikisht që javën e kaluar fitimin e titullit kampion. Vagner dy herë, Alkantara, Alaba dhe Levandovski shënuan për bavarezët.

bajern

Leverkuseni fitoi 4-1 ndaj Aintrahtit të Frankfurtit në javën e 30-të në Bundesligë, ndaj trajnerit Niko Kovac, që vetëm dje u zyrtarizua si tekniku i ri i ekipit të Bajernit të Mynihut. Kjo fitore mban aromë Championsi, pasi aspirinat tashmë blindojnë vendin e katërt.

Fitorja e një javë më parë ndaj Schalke 04 ishte thjeshtë një iluzion për Hamburgun që u mposht 2-0 nga Hoffenheim dhe tashmë është gjithnjë e më pranë rënies në Bundesligën e 2-të për herë të parë në historinë e klubit. Fitore edhe për Herthan që kaloi 2-1 Kolnin e vendit të fundit ndërsa u mbyll në barazim 1-1 sfida mes Shtuttgarit dhe Hannover 96.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"