VIDEO/ Siguria e munguar, kur ultrasit zaptonin fushën dhe i bënin “gjyq” ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 12:27

VIDEO/ Siguria e munguar, kur ultrasit zaptonin fushën dhe i bënin “gjyq” ekipit

Nuk është e para herë që siguria e munguar, jep pasoja. Edhe pse klubi i Tiranës hera-herës merr masa duke i vendosur “drynin” kompleksit stërvitor, jo gjithmonë shmanget incidenti.

Tifozet

Kështu ngjau më shumë se një vit më parë, kur afro 200 ultras u futën në “Skënder Halili” dhe për disa minuta i bën “gjyqin” skuadrës së madhe të Tiranës, pasi klubi vendosur që të lejonte Partizanin që të luante në “Selman Stërmasi”. Protesta edhe pse filloi me nota paqësore, në fund përfundoi me përleshje dhe sharje.

Befas, tifozët dhe lojtarët filluan të replikonin dhe e gjithë kjo u shoqërua me irritim. Gilman Lika ishte ai që i konsideroi të papranueshme fyerjet e tifozëve karshi lojtarëve dhe në këmbim mori dhunë nga ana e tyre. Nuk ishte i vetmi, pasi me ultrasit debatoi edhe Edvan Bakaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"