VIDEO/ Si sot 5 vjet më parë shënoi supergolin ndaj Norvegjisë, ja si e kujton Hamdi Salihi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 12:43

VIDEO/ Si sot 5 vjet më parë shënoi supergolin ndaj Norvegjisë, ja si e kujton Hamdi Salihi

Si sot 5 vjet më parë, ish-bomberi i Komëbëtares, Hamdi Salihi, realizoi golin fantastik në Oslo ndaj Norvegjisë, që i dha triumfin Shqipërisë, në një transfertë tepër delikate. Ishte pikërisht 22 marsi i vitit 2013, kur shkodrani, pas asistit të marrë nga Ervil Bulku, godititi saktë, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Salihi

Në intervistën e ditës së djeshme për “Panorama Sport”, Salihi, rikujtoi edhe njëherë emocionet e atij golit duke u shprehur:

“Të them të drejtën, është një nga golat dhe një nga fitoret më të bukura të mijat me Kombëtaren. Është gjithmonë kënaqësi dhe e shoh ndonjëherë atë ndeshje. Me të vërtetë është një kujtim i bukur.

Mund të them edhe se është pika jonë e kthesës me Kombëtaren, pasi që prej saj, grupi filloi të besonte se mundemi të bëjmë më shumë, mund të kërkojmë më shumë dhe të marrim pikë edhe në transfertë me ekipe që në të shkuarën ishin të parealizueshme, sidomos në transfertë.  Ishte e njëjta gjë për të gjithë, pasi pak a shumë i njëjti grup ishte që në eliminatoret e radhës arriti që të kualifikohet në Europian”.

Salihi2

I pyetur nëse ishte improvizim apo përgatitje në stërvitje ai pasimi i Bulkut, shkodrani u shpreh:

“Të them të drejtën, është ndër skemat e pakta që ka funksionuar perfekt që në stërvitje. Ishte një ide e Tramexanit apo nuk e di se e kujt prej pjesëtarëve të stafit që e sugjeroi. E dinim, gjithsesi, që në atë pozicion do të përdornim atë skemë dhe, gjatë stërvitjeve, sa herë që e kemi tentuar, ka funksionuar perfekt si në ndeshje. Kjo e bën edhe më të bukur, që nuk ishte rastësi, por shumë mirë i përgatitur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"