VIDEO/ “Si nona që na rriti, ashtu të dum dhe ne ty”, ultrasit e Tiranës publikojnë këngën për themelimin e klubit bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 11:36

VIDEO/ “Si nona që na rriti, ashtu të dum dhe ne ty”, ultrasit e Tiranës publikojnë këngën për themelimin e klubit bardheblu

2020 është viti që do të kujtohet gjatë nga tifozët e Tiranës. Bardheblutë festojnë 100-vjetorin e themelimit të klubit si dhe fitoren e titullit të 25-të, ndërsa do të kërkojnë dhe fitoren e Kupës së Shqipërisë sot përballë Teutës.
tirona fanatics3
Tifogrupi kryesor i Tiranës “Fanatics” kanë lançuar së fundmi këngën kushtuar përvjetorit të 100-të të themelimit të klubit bardheblu.

“Si nona që na rriti, ashtu të dum dhe ne ty.,..Persekutime, dhoma rrajoni, t’errta”, janë disa prej rreshtave të këngës së ultrasve bardheblu për themelimin e klubit më të suksesshëm të futbollit shqiptar.

Kjo këngë vjen pak ditë pas publikimit të këngës së re të Tiranës “Bardh’ e blu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"